Berisha deklaron kthimin e tij si kryeministër i vendit, Floriana Garo, zëdhënëse...

Berisha deklaron kthimin e tij si kryeministër i vendit, Floriana Garo, zëdhënëse e re e Foltores

82
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha, deklaroi sot sërish se synon kthimin si kryeministër i vendit ndërsa paraqiti 4200 kërkesat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Më pas ai ka prezantuar drejtoreshën e komunikimit të Foltores. Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila ishte në krah të Berishës.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Drejtoresha e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.

Paraqes Floriana Garon, të cilën e njihni si gazetare të njohur suksesi në botën televizive shqiptare. Një studente e shkëlqyer dhe një konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë në moshën e vet.

Sot Floriana është bashkuar me këtë lëvizje, me qëllimin më fisnik, për të dhënë më të mirën për suksesin e saj,” tha Berisha.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY