Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja e aksidentit të Arben Ahmetajt në Maqedoni me Mirel Mërtirin bëhet pjesë e hetimit të incineratorëve

10/11/2021
FOTO/ Maqedoni, aksidentohet ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga kërkesat më interesante të Komisionit Hetimor për Incineratorët është ajo drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, e cila zbulon lidhjet e afërta direkte të Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin, njërin nga përfituesit e incineratorëve. Bëhet fjalë per dosjen e drejtësisë maqedonase, e cila zbardh aksidentin e ndodhur në 16 Korrik 2017, ku ngelën të plagosur Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri. Komisioni hetimor i kërkon Ministrisë së Drejtësisë “që t’i drejtohet autoriteteve gjyqësore të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmë juridike lidhur me aksidentin e datës 16.07.2017, pranë qytetit të Kumanovës, ku u përfshi ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe shtetasi shqiptar Mirel Mërtiri. Ndihma juridike e kërkuar konsiston në vënien në dispozicion të dosjes së plotë hetimore dhe gjyqësore që disponojnë autoritetet maqedonase lidhur me këtë çështje.”- thuhet në kërkesën për Ministrinë e Drejtësisë.

Ka edhe të tjera lidhje të Arben Ahmetajt me përfituesin tjetër të incineratorëve, Klodian Zoto. Ato nisin që me kompaninë e zotëruar nga Arben Ahmetaj “H Comunication”. Për këtë arsye, i kërkohet QKB-së të vendosë në dispozicion çdo dokument të shoqërisë Hermes H-Communication, për ortakët, administratorët etj, si dhe t’u përgjigjet pyetjeve se cilët janë pronarët përfitues të shoqërive që përfitojnë nga koncesionet dhe PPP i incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Hetimi do të zbardhë edhe çështje të tjera me rëndësi, që do të hedhin dritë edhe mbi largimin nga detyra të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili kundërshtoi ndërtimin e incineratorëve. Komisioni hetimor i kërkoi Ministres së Mjedisit “Vënien në dispozicion të objeksionit të ish-ministrit të Financave Z. Shkëlqim Cani lidhur me incineratorin e Fierit; dokumentat e dhënies së bonusit dhe projekti fitues; kërkesën e koncesionarit dhe miratimin tuaj për shitjen e kuotave të kompanisë fituese të projektit për inceneratorin e Fierit.” m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.