Ambasadorja Yuri Kim, deklaratë tjetër në mbështetje të Bashës: Nëse Berisha zgjidhet...

Ambasadorja Yuri Kim, deklaratë tjetër në mbështetje të Bashës: Nëse Berisha zgjidhet kryetar i PD-së, nuk do komunikojmë me të

378
0
Shares

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk do komunikojnë me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur person non grata nga Sekretari i Shtetit, nëse ai zgjidhet kryetar i PD.

Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel, ambasadorja amerikane tha se nuk mund ta imagjinojnë një skenar ku ajo apo ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi ajo për Top Channel.

Në lidhje me pyetjen nëse SHBA e mbështet kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja amerikane tha se njohim atë që është zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj partie, ndërsa do vazhdojmë takimet me të në cilësinë e kryetarit të Partisë.

Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ajo.

Kjo është deklarata më e drejtëpërdrejtë e amvasadores amerikane në drejtim të Berishës ndërkohë që janë mbledhur tashmë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Shpallja e Berishës non grata nuk ka bindur shumë në Tiranë për shkak se ai ndodhet orej 8 vitesh pa pushtet dhe nuknka ndonje hetim apo proces ndaj tij. Kreu aktual i qeverisë dhe ministra  apo ish ministra të tij perceptohen shumë të korruptuar në vend ndërkohë që kanë korruptuar edhe zgjedhjet në vend. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY