LLalla dështon sërish në gjykatë, do futet në burg nëse kapet

LLalla dështon sërish në gjykatë, do futet në burg nëse kapet

47
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta lërë në burg Adriatik Llallën duke rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit për pezullimin e ekzekutimi të dënimit me 2 vite burg.

Ish-kryeprokurori shqiptar u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata, edhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Vendimi u dha sot nga  gjyqtarja e Apelit, Nertina Kosova, ndërkohë që një ditë më parë çështja u shty për gjykim.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY