Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjekmarkaj i ashpër për rastin e Anila Hoxhës: Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias në krye të detyrës

08/11/2021
Gjekmarkaj i ashpër për rastin e Anila Hoxhës: Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias në krye të detyrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Medias nisi sot me shqetësimin e ngritur nga Kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj për dhunën shtetërore ndaj gazetarëve. Ai mori shkas nga ngjarja e rëndë kundër gazetares Anila Hoxha dhe operatorit Endri Aga gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë. Agron Gjekmarkaj vuri në dukje se sulmi nga afektivët e policisë ndaj njerëzve të medias ndodhi pa arsye, ndërsa ata ishin në krye të detyrës. “Të dënojmë këtë ngjarje të rëndë. Ne e kemi edhe në Kodin zakonor, që lajmësi është gjithmonë në besë dhe duhet të jetë gjithmonë i garantuar. Është moment i trishtuar, kur pikërisht në përpjekjen e vet për të transmetuar të vërtetën dhe për të përcjellë lajmin tek shoqëria, në krye të detyrës, gazetarja sulmohet pikërisht nga ata që duhej të ishin mbrojtësit e gazetarëve, në këtë rast, një polic. Pa ngjyrime të djathtë apo të majtë, ne biem dakord që ishte një akt i shëmtuar, një akt që duhet dënuar”- tha zoti Gjekmarkaj.

Kryetari i Komisionit të Medias i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të reflektojnë nga ngjarje të tilla që vënë në rrezik jetën e gazetarëve. “Është një akt që kërkon një reflektim për atë çfarë është trupa policore në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, do të duhej ta rishikonin trupën e tyre, çfarë kanë rekrutuar në këto vite, sepse për hir të së vërtetës, në 30 vite liri shpeshherë policia i ka bërë betejat e veta, por shpeshherë është ngritur edhe kundër moralit qytetar me pjesëmarrës të padëshiruar që ka patur aty dhe ka ende, të cilët janë rekrutuar jashtë çdo kriteri profesional dhe njerëzor”.

Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës. “Do të duhej shumë që policia të ishte profesionale, në lartësinë e detyrës dhe mbi të gjitha korrekte me gazetarët, që në këto vite kanë bërë beteja jo të vogla për të sensibilizuar shoqërinë për abuzime të pushtetit por në raport me të vërtetën dhe lajmin. Besoj jeni të gjithë dakord një akt i tillë nuk duhet të përsëritet dhe mbi të gjitha të ndëshkohen akte të tilla nga drejtësia më shumë nga drejtësia se sa nga opinioni publik i cili mban qëndrim etik.”- tha Agron Gjekmarkaj.

https://streamable.com/usm1yi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.