Panik në Turqi, bie tërmet mbi 5 shkallë, zgjati 10 sekonda

Panik në Turqi, bie tërmet mbi 5 shkallë, zgjati 10 sekonda

66
0
Shares

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë këtë mbrëmje ndërsa lëkundja ka qenë me magnitudë 5.1 e shkallës Rihter me epiqendër në qytetin e Konias.

Autoritetet turke thanë se kanë marrë njoftime për dëmtimin e 3 banesave të vjetra.

Në zonë janë dërguar ekipet e shpëtimit edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Kryetari i Bashkisë, Mustafa Kavuş tha se nuk ishin raportuar të lënduar përveç dëmeve të vogla në disa banesa. Tërmeti zgjati gati 10 sekonda dhe shkaktoi mjaft panik në zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY