Gazetari Artan Hoxha tregoi sot rastin e një biznesmeni në Tiranë, fëmija i të cilit mori 10 mijë euro me fajde, por më pas sipërmarrësit arritën t’i zhvatnin 600 mijë euro dhe sot djalin nuk e di ku e ka.
“Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka.
Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar kriminal dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese.
Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë” tha Hoxha gjatë një interviste në abcnews me gazetaren Juli Xhokaxhi. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/