Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer mbrëmjen e sotme takimin e tij në zyrë me kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e ka lajmëruar për zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së.
Këlliçi ka deklaruar se Bashën e ka takuar rreth orës 15:30, dhe se nuk e ka pranuar vendimin e Bashës.
“Në ora 15:35 më komunikoi Basha vendimin, nuk e pranova, kam njoftuar mbledhjen e kryesisë së forumit, e sapo kam dalë nga zyra, pas 5 minutash kam lexuar njoftimin për shtyp dhe te publikuar ne Facebook, kjo tregon se gjithçka ishte programuar. Basha ma ka komunikuar personalisht këtë”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh se në PD nuk mund të fshihet se nuk ka krizë, ndërsa shtoi se Bashës ia ka komunikuar personalisht se do të ishte të dielën në takimin me të rinjtë të Foltores që organizohet nga Berisha.
Këlliçi gjithashtu ka rrëfyer edhe takimet me ambasadoren amerikane në lidhje me vendimin e shpallur non-grata të Berishës nga ana e SHBA-ve.
“Nga ambasadorja amerikane, jam thërritur rregullisht, takimet e huaja me ndërkombëtarët, qoftë edhe kjo e me ambasadoren amerikane është praktike rutinore jam thirrur në mënyrë korrekte dhe periodike. Jam produkt i shkollimit në SHBA. Marrëdhënie me SHBA prevalon në çdo gjë, por sigurisht se si mund të organizohet një parti politike nuk mund të ketë asnjë ndikim nga ana e ndërkombëtarëve”, tha Këlliçi.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka konsideruar më herlt “nul” vendimin e Lulzim Bashës për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha.
Gjithashtu Këlliçi konfirmoi pjesëmarrjen e tij ditën e diel në Foltoren me të rinjtë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Sot unë personalisht në bazë të garës ka që pasur PD jam vënë në dijeni nga Basha për nisjen e procesit për zgjedhjet e kryetarit të ri të forumit rinor të PD. Sot vendosa në dijeni edhe Bashën për pjesëmarrjen time ditën e diel në me të rinjtë në Foltoren e thirrur nga Sali Berisha. Sot jam vendos në dijeni për një proces i cili në gjykimin tonë konsiderohet “nul”. Ne kemi përfunduar mbledhjen në forumin rinor të PD.
Për 6 vite kam qënë në këtë krye të FRPD dhe me të gjithë anëtarët kemi marrë pjesë në protesta, kemi bërë fushatë që të zgjidhet Lulzim Basha kryeministër por për ne ky vendim është “Nul” dhe nuk ka asnjë vlerë psai vendimi i sotëm është i pabazuar në statutin ne PD.
Statuti në asnjë nen nuk flet për një kopetencë të kryetarit për të shpallur zgjedhjet, Luli udhëheq komandon ka të drejtë të ndërhyjë brenda strukturave të PD por ne jemi partnerë të PD ashtu sic veprohet edhe në Gjermani. Është e vërtetë që mandati im dhe një pjesë dërrmuese të anëtarëve ka skaduar. Por ne kemi të drejtë për të qëndruar deri sa të zgjidhet trupa e re të zgjidhet me një anëtar një votë.
Sot ka pasur një vendimmarrje unanime e forumit rinor të cilët janë shprehur kundër kryetarit të PD. Prej 10 shtatorit PD ndodhet në një krizë të brendshme, duhet të zgjidhet përmes votës, nuk është ky momenti për të uzurpuar dhe as për të krijuar krizë brenda PD. Nuk duhet të humbet asnjë anëtar i forumit të PD. Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të re. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet”, tha Këlliçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/