Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE, 90 milionë euro për Shqipërinë për pasojat e pandemisë së covid 19

05/11/2021
Basha poston statusin e Soreces ne Facebook, para se Soreca ta fshije ate me vone!
Share on FacebookShare on Whatsapp
BE-ja jep 90 milionë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka dhënë sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare (NMF) për Shqipërinë. Kjo pagesë është pjesë e paketës NMF të emergjencës prej 3 miliardë euro për partnerët e zgjerimit dhe fqinjësisë, e cila synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19. Programi është një demonstrim konkret i solidaritetit të BE-së me partnerët e saj, për t’i ndihmuar ata që t’i përgjigjen ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19.

Paolo Gentiloni, Komisioner për Ekonominë, tha: “Jam shumë i kënaqur që shoh këto fonde të shkojnë sot në Shqipëri. Ky disbursim është një demonstrim i solidaritetit të BE-së me popullin shqiptar, por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur agjendën e rëndësishme të reformave të rënë dakord me Komisionin Evropian.”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha: “E përgëzoj Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet Qeverisjen Ekonomike për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.” 

Pagesa e parë prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë në kuadër të këtij programi NMF u krye në mars 2021. Shqipëria ka përmbushur kushtet e politikës të vendosura me BE-në për dhënien e kësaj pagese të dytë dhe të fundit prej 90 milionë eurosh në kuadër të programit NMF COVID-19. Këtu përfshihen masa të rëndësishme për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe rritjen e mbrojtjes sociale.

Gjithashtu, Shqipëria vazhdon të përmbushë parakushtet për dhënien e NMF-së për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe mekanizmave efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak dhe shtetin e së drejtës.

Me disbursimin e sotëm, BE-ja ka përfunduar tetë nga 10 programet NMF të paketës NMF prej 3 miliardë eurosh për COVID-19 dhe ka derdhur këstet e para për të gjithë partnerët.

Komisioni vazhdon të punojë ngushtësisht me gjithë partnerët e tij në NMF për zbatimin në kohë të programeve të dakorduara të politikave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.