VIDEO/ Ballkani i Hapur, Rama deklaron nga Beogradi tregun e përbashkët me...

VIDEO/ Ballkani i Hapur, Rama deklaron nga Beogradi tregun e përbashkët me 12 milionë banorë, hiqen kontrollet kufitare me 1 janar 2023

99
0
Shares

Gjatë fjalës së tij në Beograd në konferencën e përbashkët me Vucic dhe Dimitrov, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo nismë i mirëpret të gjithë shtetet që duan të bashkohen.

Ndërkohë ai ka lajmëruar se cfarë do të ndodhë në vijim.

Thekset e Ramës:

Në kuadër të kësaj nisme, është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu, janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.
Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/374084697782621/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY