Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Botërorin e Boksit që po mbahet në Serbi, duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.
Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë. Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/