Horoskopi, 2 Nëntor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 2 Nëntor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

232
0
Shares

Dashi

Nëse doni qe entuziazmi i ditës se sotme lidhur me marrëdhënien tuaj në çift te mos shterojë, vini në lëvizje fantazinë tuaj. Duhet të rifitoni besimin në vetvete nëse doni që gjërat me partnerin të ecin përpara. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë e mira do të shfaqen pas disa ditësh. Në planin financiar tregoni kujdes.

Demi

Kujdes me shpërthimet e pakontrolluara të nervozizmit sepse mund të krijoni shumë tensione në lidhjen tuaj. Nëse do të gjeni komunikimin e duhur çdo ide do të bëhet më e thjeshtë. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë që në mëngjes. Financat nuk do të jenë të këqija, megjithatë kujdesi është i nevojshëm.

Binjakët

Kujdes me vërejtjet tuaja përsa i përket punës së partnerit. Keni filluar ta kritikoni shpesh dhe kjo është diçka që do tu sjellë shumë probleme. Beqarët do jenë sharmantë dhe do tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në planin financiar gabimi më i vogël mund t’ju kushtojë rëndë.

Gaforrja

Sot është dita ideale për të kërkuar atë çka dëshironi dhe në mënyrën më të drejtpërdrejtë nga partneri juaj. Raporti juaj me njeriun tuaj të zemrës do të jetë shumë i sinqertë. Beqarët do i kushtojnë shumë rëndësi punës dhe nuk do të kenë kohë për jetën sentimentale. Nëse tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet financat do jenë të qëndrueshme.

Luani

Tregohuni të kujdesshëm për të respektuar gjithmonë rregullat e marrëdhënies suaj. Do e shikoni që është gjeja më me mend që mund të bënit. Beqarët duhet t’i marrin gjërat shtruar. Të pranojnë njëherë ftesat pastaj të vendosin për më tepër. Në planin financiar nuk do keni vështirësi.

Virgjëresha

Sot do të kundërshtoni shumë partnerin tuaj edhe në çështjet më të thjeshta. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni nervoze dhe mund të shkaktojë konflikte mes jush. Beqarët do të kenë disa takime sot, por nga të cilat do të lindin vetëm lidhje kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar.

Peshorja

Sot mos lejoni që miqtë tuaj të përfitojnë nga miqësia juaj për të thyer ato rregulla që ju keni vendosur në lidhje me partnerin. Është diçka personale juaj dhe një i tretë vetëm sa do i përkeqësonte gjërat. Beqarët do jenë joshës gjatë kësaj dite dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë në gjendje të keqe.

Akrepi

Keni dëshirë të jetoni një situatë shumë aventureske sot me partnerin. Mbase ja arrini qëllimit, kjo falë dhe ndihmës së personit që keni në krah i cili do jetë i gatshëm t’ju mbështesë në idetë tuaja. Beqarët do kenë mbështetjen e miqve sot në krah dhe do kenë mundësinë të takojnë princin e tyre të kaltër. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme.

Shigjetari

Nëse dëshironi që gjërat në jetën tuaj personale të rregullohen, duhet ti kushtoni më shumë kohë familjes tuaj. Keni nevojë për pak mbështetje pa interesa. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni nëse ju pëlqen. Në planin financiar do dini mirë si të veproni.

Bricjapi

Shumë persona do të mundohen ti japin përgjigje një problemi të rëndësishëm që po kaloni në lidhjen tuaj. Megjithatë ju jeni i vetmi që falë instiktit tuaj do të gjeni zgjidhjen e duhur. Beqarët duhet të kenë më shumë besim te vetja dhe të tentojnë. Në planin financiar do të keni fat.

Ujori

Ditë e përshtatshme për të ndarë me partnerin një interes të përbashkët. Dëshironi të bëni diçka të re lidhur me biznesin tuaj të përbashkët dhe do t’ia arrini qëllimit. Beqarët duhet të tregohen realistë sepse po ëndërruan shumë mund të përballen me zhgënjime. Financat kërkojnë vëmendje dhe durim.

Peshqit

Ju duhet shumë kohë për të rivendosur një ekuilibër midis punës dhe marrëdhënies suaj e partnerin. Bëni mirë të zgjidhni njëherë e mirë këtë problem. Beqarët do përjetojnë një histori dashurie e cila shumë shpejt do të kthehet në një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mirë punët, pasi do e teproni me shpenzimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY