Merret nën hetim shefi i komisariatit të policisë në Përmet dhe disa...

Merret nën hetim shefi i komisariatit të policisë në Përmet dhe disa oficerë të tjerë, dyshimet erdhën nga Vlora

195
0
Shares

Shefi i Komisariatit të policisë në Përmet, ish shefi i Krimeve dhe disa efektivë policie të zones janë proceduar penalisht pasi dyshohen të jenë të përfshirë në kultivimin e një parcele me kanabis, sipas burimeve të SHÇBA-së së Vlorës që ka inicuar hetimet.

Në pranga është vënë kryeplaku i fshatit Frashër, Klodijan Mustafa 43 vjec pas kërkesës nga ana e Prokurorise se Permetit per detyrim paraqitje për inspektoret e Policise se zones se Frasherit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.

Nderkaq po me detyrim paraqitje eshte vendosur edhe per inspektorin e Zonave te Mbrojtura ne Permet Joan Allamani.

Po dje është vijuar me pezullimin nga detyra deri ne sqarimin e rrethanave te shefit te Komisariatit te Permetit Petrit Gjokaza, ndersa mbahet ne arrest shtepie ish shefi i Krimeve te Komisariatit te Permetit Shpëtim Makashi.

Ne vend te Gjokazës eshte komanduar Vilson Dine shefi aktual i Policise Kriminale ne Permet. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY