Berisha në foltoren e Lezhës: Nisma ime nuk është për interes personal

Berisha në foltoren e Lezhës: Nisma ime nuk është për interes personal

38
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha po zhvillon foltoren në Lezhë ndërsa u prit nga qindra demokratë të këtij qarku.

“Foltorja është shndërruar në një uragan shprese dhe besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh.

Pse ky entuziazëm dhe përkushtim kaq i madh? Është një thirrje e brendshme që buron nga zemra dhe shpirtrat tuaj për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga gjendja kritike ku e ka zhytur Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij në krye të shtetit,” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha tha se sa i përket zbatimit të ligjit, Rama e ka vendosur Shqipërinë njësoj si Afganistanin e talebanëve.

“Ne jemi delja e zezë e Europës, jemi vendi më i pasigurt, jemi vendi ku nuk vijnë investitorët, por mbi të gjitha jemi vendi nga ku janë larguar 550 mijë qytetarë. Një spastrim etnik. Të gjitha këto kanë ndodhur edhe për një arsye tjetër të fortë, për shkak se opozita shqiptare, PD, nuk arriti të jetë në lartësinë e saj për të bllokuar dhe për të larguar nga pushteti një aventurier dhe një antishqiptar, kreun e Meduzës,”theksoi Berisha.

Rama dhe pengu i tij e paraqesin lëvizjen time si interes peesonal të Berishës të lidhir me vendimim amerikan ‘non grata’.

Këtë vendim e mbajta plotësisht personal dhe e padita vendimin në një gjykatë në Francë. Miq të mi më kanë njoftuar se dosja kundër meje ka zero fakte, zero prova dhe zero dokumenta kundër meje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY