EMRI/ Si u vra shqiptari në Itali gjatë grabitjes

EMRI/ Si u vra shqiptari në Itali gjatë grabitjes

81
0
Shares

Një 38-vjeçar shqiptar në Itali u vra gjatë grabitjes në një shtëpi, sipas mediave italiane.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur 38-vjeçari Arbër Xheleshi sëbashku me disa persona të tjrë hynë për të grabitur një banesë në provincën e Frosinones në qytezën e Santapadre.

Pronari i banesës mori një armë gjahu dhe qëlloi drejt grabitësve.

Saçmet e armës së gjahut kanë kapur shqiptarin në pjesën e gjoksit e cila rezultoi fatale për të.

Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë shqiptarin vetëm ditën e sotme, ndërkohë që pritet raporti i plotë i autopsisë.

Arbër Xheleshi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY