OSHEE, bankomat për Edi Ramën ”. Gazment Bardhi skanon korrupsionin nën drejtimin...

OSHEE, bankomat për Edi Ramën ”. Gazment Bardhi skanon korrupsionin nën drejtimin e Ardian Çelës

60
0
Shares

“OSHEE, bankomat për Edi Ramën ”. Ky ishte pëefundimi i deputetit të PD, Gazment Bardhi i cili skanoi sipas tij korrupsionin nën drejtimin e Ardian Çelës: Tenderoi 640 milionë euro pothuajse pa garë, tha Bardhi sot në Parlament.

FJALA NË PARLAMENT E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI PËR BORXHIN E RI TË OSHEE:

Të dashur qytetarë.

E dëgjuat ministren, gjë që në fakt është e vërtetë, që është një moment kritik për sektorin energjetik. Po zonja ministre, është një moment kritik, patjetër, sepse fondet për OSHE-në, e keni kthyer në bankomat personal të qeverisë suaj.

Zonja Felaj tha këtu se nuk futet dikush në burg nëse nuk paguajnë një detyrim civil. Wshtë e vërtetë, por shqiptarët janë njohur me histori të dhimbshme familjarësh, që jo vetëm janë futur në burg, por kanë vrarë veten për shkak të arrestimeve të paligjshme të kësaj qeverie, fiks madje në ditët e para, kur rritët çmimin e energjisë elektrike.

Ky është projekt-ligji i dytë që diskutojmë sot, dhe për fat të keq është i dyti projektligj qelw na vjen për të kërkuar borxh. Prandaj kjo është seanca e borxhit.

Tre pika ka rendi i ditës, në dy projektligje i kërkohet Kuvendit leje për të marrë borxh, në këtë parajsën ekonomike që na ka siguruar qeverisja 8 vjeçare e Edi Ramës.

Shqiptarët nuk e kanë harruar që fiks në muajin, kur do të duhet të paguanin çmimin më të lartë të energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimit nga qeveria e Edi Ramës, tenderi i parë që bëri OSHEE-ja ishte të rregullonte zyrat e reja të OSSHE-së. Miliona euro të shpenzura që Ard Çela dhe stafi i tij të punonin në kushte më komode.

Për këtë shqiptarët do të duhet të paguajnë një çmim të rritur energjie që t’i kishin kolltuqet e zyrave, televizorin, pajisjet e zyrave më komode, se nuk mund të punojmë dot në kushte jokomode.

Zonja ministre besoj e dini se në drejtimin e zotërisë që ka 8 vite në OSSHE dhe së fundmi për shkak të fryrjes së tepërt të xhepave e keni bërë edhe drejtues politik të qarkut Durrës, njeriut-bankomat të Edi Ramës, shqiptarët janë vjedhur nga OSSHE, si në asnjë institucion tjetër.

Ne sot marrim rreth 70 milion euro borxh plus 200 milionë euro që përmendi si garanci ministrja, që është ofruar nga buxheti i shtetit, fiks sepse këta na e shpallën planin e emergjencës në energji si një arritje të madhe të qeverisë. Për sa kohë në këtë detyrë, zonja ministre, e kuptoj që ke problem me atë që them, sepse përpara se t’i drejtoheshe për një borxh të ri për OSSHE-në, do të duhej të kishe sjellë një informacion për Kuvendin e Shqipërisë se si i ka shpenzuar në këto 5 vite paratë e shqiptarëve, pikërisht OSSHE.

Shqiptarët do të duhet të dinë se në 5 vite me procedura prokurimi, OSSHE ka shpenzuar plotë 640 milionë euro.

Përsa kohë ka më detyrën e drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela ka kontraktuar 640 milionë euro. Një shumë kolosale e cila është dhënë pothuajse pa garë për kë ka dashur bankomati i Edi Ramës dhe Edi Rama. Janë 640 milionë euro, gati sa borxhi që marrim sot, të cilat janë dhënë pa garë fare ose me garë fiktive me vlerën më të lartë të mundshme. Kursimet nga procedurat e prokurimit janë të papërfillshme, sepse këta vjedhin. Nuk ka vend për të kursyer, sepse duhet dorëzuar të paktën 30 përqind e vlerës tek bankomati i Edi Ramës. Sa më e lartë vlera e tenderit, aq më e lartë përqindja e korrupsionit.

Po përmend vetëm pak të dhëna që tregojnë sa thellë është zhytur në korrupsion OSHEE, për të cilën sot shqiptarët po marrin 200 milionë euro borxh.
Për periudhën 2015-2021 janë zhvilluar 1277 procedura prokurimi. Vlera e kontratave rreth 640 milionë euro pra sa 97% e vlerës së fondit limit. 41% procedurave të prokurimit janë me një operator – pa garë, me vlerë totale 235 milionë euro. 26% e procedurave janë shpenzime luksi, me vlërë rreth 70 milionë euro, ku nga këto vetëm për:
– automjete dhe karburant – 34 milion euro
– rikonstruksion zyra dhe godina – 8.4 milionë euro
– sherbim ruajtje- 23.5 milionë euro

Të nderuar qytetarë!

Sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët. Mund të jeni hutuar, mund të na shihni të gjithëve me mosbesim dhe mund të keni të drejtë. Por mos harroni një gjë: Ata që ju vjedhin janë në qeveri. Ai që ju mban të varfër, ai që ju ka ngarkuar në 8 vjet me 4 miliardë euro borxh pa ju dhënë mbrapsht as rroga më të larta, as pensione më të larta, as shërbime më të mira në shkolla apo spitale, ai që merr borxh për të vjedhur edhe të ardhmen, duke ju vjedhur votën, është këtu pas dhe quhet Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY