Vettingu në politikë, kreu i PD, Lulzim Basha poston videon me mesazhin për ata që kanë shpërdoruar por edhe për ata që po shpërdorojnë.
”Frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor”, thotë ai.
Testi i videos:
Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëv të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/