Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dorëzon zyrtarisht nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%

26/10/2021
PD dorëzon zyrtarisht nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD dorëzon zyrtarisht nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%. Nxisim rritjen e konsumit, ndihmojmë qytetarët, tha n/krEtarja e PD, Jorida Tabaku.

DEKLARATË E NËNKRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU:

Partia Demokratike ka depozituar një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%.

Kjo është një nismë politike e cila vjen në ndihmë të qytetarëve.

Nuk është populiste. Dëgjoj përditë suflerët e qeverisë që thonë se është një nismë populiste, e cila nuk do të jetë në dobi të qytetarëve.

Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarët?

Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisë dhe të nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në si një nxitje dhe një stimulim për ekonominë.

Sot shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë, siç rezulton në një ulje të çmimit të energjisë.

Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe është shumë konkret. Të ndihmojmë atë pjesë të popullsisë që sot ka reduktuar dhe ka ulur konsumin.

Të ndihmojmë shtresat në nevojë, të ndihmojmë ata që e kanë jetesën të papërballueshme. Efekti financiar i saj është 17 miliard lek, që është asgjë në krahasim me favoret që ka pasur buxheti i shtetit vitet e fundit.

Është hequr renta minerare, është hequr VTSH-ja e jahteve. Ka pasur nxitje dhe iniciativa ligjore përsa i përket TVSH-së të cilat nuk kanë ndihmuar qytetarët, kanë shkuar në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish që nuk kanë nxitur ekonominë.

Ne po kërkojmë që të paktën një herë në 8 vite, kjo qeveri të mbështesë një masë e cila është për qytetarët.

Pyetje: Përse nuk e miratuat kur ishit në qeveri, socialistët e kanë propozuar atë.

Jorida Tabaku: PS ka propozuar një mekanizëm tjetër. Ne e kemi edhe në vitin 2005 si një element të programit tonë. Ishte diskutuar që në momentin që TVSH-ja konsolidohet, kjo do të ishte një nga masat, sepse TVSH-ja është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit, kjo do ishte një nga masat që do merrej. Kjo është në përgjigje të një krize. Kjo nuk është një masë që ka ardhur nga asgjëja, është një përgjigje ndaj krizës së pandemisë që dëmtoi rëndë 95% të qytetarëve vitin e kaluar, është duke pasur pasoja akoma edhe sot, dhe është një përgjigje që janë duke e marrë të gjitha vendet. Ne nuk po themi që kjo do të funksionojë në mënyrë perfektë në rastin e Shqipërisë sepse këtu mungon kontrolli i tregut. Por kjo do të shkojë ndihmë direkt për qytetarët. Ulja e TVSH-së do të ketë një ndikim të menjëhershëm në treg, që sot çmimet kanë arritur në një situatë të jashtëzakonshme. Vetë qeveria e njeh që çmimet e shportës janë rritur me pothuaj 5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.