Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akademiku analizon foltoret e Berishës, Fuga: Do sjellë tronditje në PD dhe politikë

25/10/2021
ARTAN FUGA/ Pse vjedhim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24”, akademiku Artsn Fuga thotë se Berisha po mbështetet nga një segment i zhgënjyer nga lidershipi i PD-së dhe ajo pjesë e opozitës që nuk gëzon privilegjet e militantëve socialistë ndërsa thekson se lëvizja e tij do të sjellë tronditje në PD dhe politikën në përgjithësi.

“Unë e kam përjetuar këtë lëvizje, këto takime të zotit Berisha me militant të PD që e mbështesin si një segment i shoqërisë i cili e ndjen veten të pa përfaqësuar nga sistemi i partive në Shqipëri dhe që në një farë mënyre kanë pasur një kahje drejt PD afatgjatë, por që kanë një zhgënjim nga zoti Basha dhe fakti që për të disatën herë, janë thirrur në protesta, mitingje dhe kanë ikur pa kuptuar se çfarë kanë bërë. Është një pjesë e popullsisë që për shkak të mbështetjes së opozitës nuk gëzojnë privilegjet që gëzojnë militantët socialistë. Në një farë mënyre dhe me braktisjen e zgjedhjeve lokale në 2019 janë të pakënaqur. Ata nuk kanë durim të presin 4 vite. Unë këtu e shoh problemin”, tha Fuga.

Akademiku thekson se Sali Berisha veproi në momentin kur u vendos në një situatë ku i duhej të mbijetonte në politikë. Ai thotë se lëvizja do të sjellë një tronditje brenda PD-së dhe jo vetëm.

“Problemi është këtu që dihet se jeta në partitë shqiptare është aspak demokratike. Ato në fund të fundit janë struktura që përbëhen nga një lider, një grup i ngushtë ndihmësish, një grup parlamentar që përgjegjësisht është i bindur, i rreshtuar se rregullat e partive janë të tilla dhe një masë militantësh. Po të shohim ne të gjitha këto gjëra që na ndodhin, për korrupsionin, drogën, për njërën dhe për tjetrën, do të shohim që brenda partive nuk ka zëra që ndërmarrin reformim. Unë kam thënë gjithmonë që në kushtet që jemi vetëm një krizë e madhe, e ardhur nga rrethana të jashtme mund të shkundë sistemin. Nuk e diskutoj fare që zoti Berisha të mos kishte problemin e vet, nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, kjo dihet. Në momentin kur ai u vendos në një situatë që ose do të mbijetonte në politikë dhe pak më gjerë se politika, ose do të ndërmerrte një veprim, ai zgjedh të marrë një veprim. Nëse unë do të isha në PD, deputet, do e shikoja ndryshe, por unë e shoh si studiues dhe kjo do të sjellë një tronditje brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm. Duhet të shikojmë qartë atë që po ndodh dhe të mos shohim atë që ndodh me paragjykime të politizuara”, përfundoi akademiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.