Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4 arrestimet në komisariatin 1, mesohen detajet, bënë më pak se patronazhistët por hëngrën prangat

21/10/2021
Polica kufitare shqiptare në Malet e Serbisë për trajnim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre efektivë të Komisariatit nr.1 në Tiranë u prangosën pasi u futën në rë dhënat e civile të disa qytetarëve, pothaujse njësoj sic bënë patronazhistët e Ps me mbi 900 mijë qytetarë shqiptarë.

Të arrestuar janë policët: Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla; ndërsa kolegia e tyre Matilda Hamolli, është në “Arrest shtëpie”. Të katërt janë oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar informacion (numër telefoni, emrin etj) në lidhje me pronaren e një makine Toyota që ai e kishte parë në lavazh.

Sipas Prokurorisë, fillimisht Murja nuk ka pranuar që të japë të dhëna në lidhje me shtetasen me iniciale A.C., por pas këmbënguljes nga Jon Burri, ai i ka pyetur kolegen Matilda Hamollari që t’i jepte këto të dhënat, pasi polici tjetër ishte marrosur nga vajza që kishte parë.

Hamollari dhe Murja i sigurojnë kolegut të tyre Jon Burri të dhënat e vajzës që ai kishte parë, duke kryer kështu një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë, thuhet në një dosje të hetimit të publikuar nga abcnews.

Rasti i dytë: Më 14 Gusht të këtij viti, rreth orës 00:40 është njoftuar salla operative e Tiranës dhe efektivi Jashar Shehu për të kryer një kontroll në lagjen Shkozë, pasi tek “Kamberi” kishte dasëm me muzikë të lartë dhe shqetësonte banorët. Dasma bëhej jashtë orarit policor që parashikonte mbyllje pas orës 23:00.

Efektivi i policisë Arjan Balla shkon për kontroll në këtë lokal dhe vëren se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njofton sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Pas disa minutash e njëjta situatë përsëritet sërish. Qytetarë të tjerë telefonojnë sallën operative, të shqetësuar nga muzika e lartë që vinte nga lokali.

Pavarësisht kësaj, efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar përsëri se denoncimi ishte i rremë.

Po nga këto përgjime rezulton se Durim Murja, i cili ishte në përgjim në fakt ishte i pranishëm në këtë dasëm, dhe gjatë një komunikimi me kolegun Arjan Balla i ka kërkuar që të mos jua ndërpresë gëzimin që kishin.

Në përgjime Arjan Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionit që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë. Megjithatë, ai nuk e ndërpret dasmën që ishte me muzikë mbi normat dhe jashtë orës policore. a.b/ abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SHPJEGIMI/ SPAK vijon hetimet për tenderin 2.2 mln euro, kërkohet pushim vetëm për një akuzë

11/04/2026
Berisha: PD do të ulë TVSH-në në 6% për ushqimet e shportës

Berisha: PD do të ulë TVSH-në në 6% për ushqimet e shportës

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SHPJEGIMI/ SPAK vijon hetimet për tenderin 2.2 mln euro, kërkohet pushim vetëm për një akuzë

11/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.