Rrahja e kryebashkiakut të Selenicës, mësohet shkaku se pse biznesmeni e qëlloi

Rrahja e kryebashkiakut të Selenicës, mësohet shkaku se pse biznesmeni e qëlloi

74
0
Shares

Ka qënë çështje biznesi ajo që ka çuar në dhunimin e kryetarit të Bashkisë së Selenicës në Vlorë, Pëllumb Binaj 66 vjeç. Ai është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj i cili është arrestuar nga policia.

Sipas policisë sulmi ndaj kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij për shkak të licensës së linjës së furgonave Selenicë-Vlorë.

Binaj i ka hequr Bonajt licencën e transportit të mësuesve dhe ia ka dhënë një tjetri. Biznesmeni Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t’i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.

Pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY