Rufan Rama, babai i Aldi Ramës, të riut që vrau veten pas vrasjes së oficerit Saimir Hoxha, thotë së ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës duke theksuar se djali i tij u vra.
Ai shkon më tej teksa deklaron se do të marrë hak për atë që i ndodhi në familjen e tij, duke pretenduar se ngjarja nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç ka deklaruar zyrtarisht Policia e Lezhës.
“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjekoligjore. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?”, ka deklaruar ai.
Pyetjes së bërë nëse në makinë ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në Lezhë ishte edhe një person i katërt, ai thotë se ka qarkulluar një lajm i tillë dhe se personi mund të ketë qenë me rrezikshmëri të lartë.
“Nuk jam i sigurt kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt, i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…”, thotë për “Faxnews”, Rufan Rama. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/