Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksion derë më derë, për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar. Nga e hëna aksion në universitete

08/10/2021
Aksion derë më derë, për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar. Nga e hëna aksion në universitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 8 Tetor – Nis nga Fieri aksioni kombëtar i vaksinimit anticovid “derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Fieri se nis sot një fazë e re e vaksinimit anticovid, duke ftuar drejtuesit e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, të bëhen pjesë e aksionit të vaksinimit në çdo komunitet.

Në një takim me drejtues vendorë në bashkinë Fier, u ka kërkuar angazhimin e tyre për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar, në atë që ministrja e ka quajtur “aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës”.
“Duke filluar nga Fieri sot, e duke mos ndalur çdo ditë, me ekipin e shëndetësisë do të jemi në krye të këtij aksioni, por në krahun tonë do të jenë të gjithë kryetarët e bashkive, me të gjithë drejtuesit e njësive administrative, me të gjithë kryepleqtë, me të gjithë strukturat e angazhuara të shërbimeve sociale në bashki, me të gjithë shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat po njësoj duhet të jenë të përfshira në këtë aksion kombëtar për vaksinimin, një aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës”, tha Manastirliu.
Duke kërkuar kontrubiutn e të gjitha bashkive, Manastirliu tha se jemi të përgatitur për të rritur nurmin e vaksinatorëve për të qënë me një frekuencë akoma më të lartë në terren.
Ministrja e Shëndetësisë tha se do të punohet që çdo qytetar të vaksinohet duke u shkruar në banesë, ndërkohë që bëri me dije se nga e hëna do të vijojë një aksion në çdo universitet për vaksinimin e studentëve.
“Për studentët, gjithë java që vjen do të jetë një javë aksioni për vaksinimin e tyre, për vaksinimin e të rinjve”, tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi shprehu angazhimin për të kontribuar në këtë aksion kombëtar.
“Këtë fazë të re të vaksinimit do e fillojmë sot nga Fieri. Padyshim ky është një vlerësim për të gjithë ne, por nga ana tjetër është edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Duke filluar nga sot e në vijim kjo duhet të jetë për të gjithë ne një sfidë shumë e madhe, në shërbim të kësaj çështje shumë të madhe”, tha Subashi.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,783,984 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 825,110 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.