Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, kush është Gledis Nano

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, kush është Gledis Nano

212
0
Shares

Gledis Nano do të jetë Drejtori i ri i Policisë ndërsa emërimi i tij është firmosur këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Një ditë më parë Ardi Veliu u dorëhoq nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, me argumentin se do i përkushtohej më shumë familjes dhe fëmijëve të tij.

Gledis Nano mbante postin e Drejtorit të Anti-Terrorit në Policinë e Shtetit.

Disa kohe me pare ai u vlerësua nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim me Çmim Vlerësimi për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.

Kush është Gledis Nano:

Ai është bërë i njohur për publikun gjatë operacioneve për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi AlHol, ndërsa gjatë muajve të verës, ambasadorja amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

Ai gjithashtu ka qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

Gledis Nano drejton që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY