130 milion euro tendera të parafiksuar”, denoncimi i PD, Helidon Bushati: Skema...

130 milion euro tendera të parafiksuar”, denoncimi i PD, Helidon Bushati: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

72
0
Shares

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Helidon Bushati nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka denoncuar në emër të PD, skemën e korrupsionit të Edi Ramës dhe ARRSH-së së Belinda Ballukut nëpërmjet 7 tenderave me vlerë 130 milion euro në Unazën e Tiranë.

Postimi i plotë:

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.
Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.
Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.
Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY