ARSEN RUSTA/ Shteti i gjunjëzuar nga piromanët

ARSEN RUSTA/ Shteti i gjunjëzuar nga piromanët

92
0
Shares

Nga Arsen Rusta
Shteti i gjunjëzuar nga Piromanë, 1 javë më parë shkrova Dukati kërkon ndihmë!!!

Përgjigja: po ç’ke o ti me ca shkurre në Dukat. Barinjtë ata i vënë flakën.

Sot?

Dukatit ju dogjën mijëra pemë, zjarri vazhdon pas maleve të Bypass Vlorë.

Karaburun 10 hektar me pyje u bënë shkrumb e hi

Ksamil me 10 hektarë, tym e flakë

Kjo javë përvëluese po s’u zgjua qeveria nga gjumi, flakët do na djegin Llogoran.

Me zjarrfikës pa mjete?

Ku shkojnë paratë e këtij shërbimi?

Zjarrvënës të qëllimshëm?

Po, Piromanët janë si vrasësit me pagesë. Ata djegin pyjet e heqin oksigjenin. Vrasje për vrasje.

Po digjet Turqi e Itali, do përgjigjet propaganda. Po, Po më keq se ne, por ata kanë pyje pa masë e gjelbërim pafund.

Helikopterët në remont?

Ka helikopterë me qira, janë përdorur edhe më herët.

Ai që llogariti gabim remontin ose për ndonjë afër, ta paguaj nga llogaria e tij qiranë.

Por do shpëtohen pyjet. Ja vlen.

Mban kush përgjegjësi? Apo duhen për në dimër për foto mbi borë Cougar!

Ministria e Mbrojtjes thotë e ka fajin pushteti lokal. Ministri i fik telefonin Medias.

O kukuku!!! Ta bënte këtë Niko Peleshi në Kosovë-Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, jo Itali e Greqi. Se atje do e paguante ca më thellë.

Pushteti lokal thotë s’na ndihmo qeveria.

O SPAK mirë pushimet me kolltukun?

Natyra do jua marr hakun edhe tek zyrat tuaja luksoze te pavlefshme.

Nga ça të mbron ministria e mbrojtjes?!!!

Me mijëra foristrada e makina luksoze ka në rrugët e Shqipërisë për drejtor e drejtoruca, po ama zjarrfikësit kanë lënë me sfurk!

A se harrova, po Cugar në Itali pse se merrni???

Po kalon vite atje, sot duhej. Nesër edhe shiteni po sot pse se kemi.

E kemi blerë shtrenjtë nga Eurocopter për këto dit.

Erion Braçe di gjë si është e vërteta me helikopterët që sot na duhen sot si kemi.

E ministrin që sfidon publikun duke nëpërkëmbur median.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY