Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këmbana e përsëritur e tërmeteve në vend

29/07/2021
Këmbana e përsëritur e tërmeteve në vend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Domosdoshmëria emergjente për të qenë të përgatitur

Dje u regjistruan lëkundje tërmeti me epiqendër në detin Adriatik, lëkudnjet sizmike të të cilit janë ndjerë deri në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët dhe turistët të sezonit të verës. Sipas të dhënave zyrtare, ky tërmet ishte me magnitudë 4.2 dhe fatmirësisht pa raportime në dëme. Megjithatë, ky fakt nuk e zhvlerëson kurrë domosdoshmërinë e përgatitjes për tërmete. Nëse do të shohim me kujdes të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili mat të gjithë aktivitetin sizmik në vend, vetëm këtë vit në Shqipëri janë regjistruar mbi 10 tërmete përkatësisht në: Sarandë (3), Elbasan (1), Laç(2), Berat (1), Vorë (1), Korçë (1), Bulqizë (1), si edhe më gjerë në vendet fqinje në: Konispol, në veçanti dhe në Greqi, në përgjithësi (mbi 7 herë), si edhe më tej në Bosnje dhe Hercegovinë. Le të mos harrojmë gjithashtu tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë, në shtator dhe nëntor 2019, mbi 2,000 pas-goditjet që shoqëruan këto tërmete të fuqishme, si edhe tërmetet katastrofike nëZagreb të Koracisë dhe në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020. Dhe tërmetet nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, por ato po përhapen nëshpeshtësi dhe ashpërsi në çdo pjesë të botës.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do tëndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete tëvogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithëShqipërinë. Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe tëpasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter tëraportuar.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.   

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisësuaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenëshkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preki të gjithë pronën tuaj. Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës apo të dheut të cilat jo gjithmonë janëpasojë e tërmeteve, por edhe e aktiviteteve të minimit tërrugëve, për shembull.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet ështërritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk tëlartë për t’u goditur nga tërmetet.

KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!

NUK KA ASGJË MË TË RËNDËSISHME SESA NJË SHTËPI E SIGURT & E MBROJTUR!

✅Siguracioni e bën të sigurt shtëpinë tuaj kudo ku ju ndodheni!      

✅Merrni mbulimin që ju nevojitet duke filluar nga vetëm 1 Euro/m2!  

➡BLINI ONLINE SIGURACIONIN E SHTËPISË👇:                

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

➡MERRNI NJË OFERTË TANI NË👇:

pasuria@uniqa.al

OSE,

WhatsApp: 068 60 62 829    

#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiShtëpisë  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.