SHKODËR/ Policia, përleshje me armë zjarri me të kërkuarin, plagoset Ardian Narkaj

SHKODËR/ Policia, përleshje me armë zjarri me të kërkuarin, plagoset Ardian Narkaj

219
0
Shares

Është plagosur nga forcat RENEA, Ardian Narkaj, 52 vjeç dhe banues në Koplik.

Mësohet se ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

Mësohet se 52-vjeçari është plagosur nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij, pasi ishte person i shpallur në kërkim.

52-vjeçar u plagos mëngjesin e sotëm, ndërkohë pasi u dërgua në Spitalin e Shkodrës, ai u transportuar për mjekim me të specializuar në Tiranë. Për shkak të  plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.

Narkaj ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY