AGRON GJEKMARKAJ/ Alket Hyseni ynë !

AGRON GJEKMARKAJ/ Alket Hyseni ynë !

375
0
Shares
alket hyseni

Alket Hyseni ynë !

Alket Hyseni sot ishte larë, rruar e qethur për të qenë në lartësinë e detyrës historike që i kishin ngarkuar mbi supe!! Gjithë Shqipëria shihte atë dhe ai mesazhet në celular. Mjekrren e kishte krehur me nge e tazitje! Kostumin e kishte blerë për këtë ditë! Pat’ një muaj të vështirë, të cilin e la pas pa zhgënjyer shefin, por as shqiptaret!
I kënaqi të gjithë. I priu komisionit si Ogiçi kopesë! Herën e parë atë komision e pat drejtuar heroikisht Ulsiu, por atij iu thye veza në dorë sepse puna u ndal në mes! E mira me drithërimat e saj i buzeqeshi Alketit, i cili mbet’ jashtë listës për deputet!! Dëshmo sa vlen, sa më do mua, deri ku shkon sakrifica jote ishte nënteksti!! Për një çast një dilemë në formë djerse i zbukuroi ballin vitrinë mendimesh të vyera!! A më mirë gazi i botës apo hasëm me atë që na ka kapur topet me dorën si darë!!??
Një si dhimbje i erdhi nga poshtë e bashkë me të edhe mendja! Iu kujtuan ca zarare andej nga bregu i Jonit! Dreqi ta hajë botën dhe gazin e saj, mërmëriti dhe falenderoi shefin për besimin dhe mundësinë që i dha!! Një muaj rresht nuk i bëri syri tërr! Lexoi ç’i thanë, i qetë dhe krenar!! Por sot ai pa frytet e punës së tij!! Kishte berë prova para pasqyrës që zëri t’i dilte i kulluar e qelibar, me ton të sigurtë dhe variacion timbror sa herë lexontë fjalën “pro” në votimin për shkarkimin e Presidenti të Republikës!
Ai me gjasë mendonte se shefi po e kqyrte nga ekrani duke mërmëritur, “djalë i gjindshëm ky Keti, nuk mendon dy herë për të bërë çfarë lipset firauni- do ia jap një agjenci për ta drejtuar me nikoqirllëk!” Një parlament surrogato plot me Alket Hysenër, i cili s’e ka për gjë të vihet në sherbim të një njeriu të vetëm, të një sunduesi i cili ka dy ekzigjenca: një të shmangë diskursin mbi masakren zgjedhore dhe së dyti të shfryjë mllefet personale ndaj Ilir Metës!! Diskutime komike, durtrokitje tragjike të një mase amorfe pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet personal, pa ndërgjegje historike u panë sot në sallën e kuvendit!
Ushtari Zhvejk asnjë lidhje s’ka me ushtarin Alket!! Ai kishte ndërgjegje, vetëdije, gjykim dhe krenari, ndërsa ushtari Alket ka vetëm bark!! Dikush do thotë po ç’faj ka Alketi i gjorë ose gjithë alketushat në atë thes, faji është i Edi Ramës!!? Nuk është edhe aq e vërtetë, vetëm pjesërisht! Alket’hanja i hap çdo rrugë Edi Ramës dhe sa më shumë Alketusha të ketë, aq më ngrohtë ndihet ai!! Alketi është një prej te shumtëve, një tjetër do ia zërë vendin në parlamentin e ri! Por Alketi do jetë gjithmonë aty e kudo!
Ai rron në zemrat dhe mendjet tona! Ai është Alket Hyseni ynë me dhe pa faj në të njëjtën masë aq sa ia lejon shoqëria nga të dyja !!! Me Alketët s’ka ligj që nuk ndryshohet, s’ka Kushtetutë që reziston, nuk ka ‘armik’ që nuk ndëshkohet!! Dhe ata do të shtohen, do të harlisen si misri pas shiut!!! I ujit çdo mëngjes Edi Rama dhe atyre nga shëndeti u shkon kryet mbi re!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY