E fshehu punën tek Onufri dhe librat që i botova! Bujar Hudhri...

E fshehu punën tek Onufri dhe librat që i botova! Bujar Hudhri shpjegon retushimin e fotos me deputeten e PD, Açka

298
0
Shares

Në 25 vjetorin e bashkëpunimin me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, botuesi i tij, Bujar Hudhri, publikoi midis të tjerash edhe një foto të vjetër të tij, bashkëpunëtorëve dhe shkrimtarit ku mungonte kësaj here shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka. Ajo ka qënë për disa vite editore nl këtë shtëpi botuese ndërkohë që o botoi aty edhe tri libra.

Retushimi shkaktoi polemika në rrjet pasi ishte vetë shkrimtarja Açka ajo që publikoi foton origjinale dhe atë të retushuar ku ajo është hequr, shoqëruar me tekstin “Të paktën ‘stalinistët’ e mi të dashur nuk e kanë në dorë të më retushojnë fjalën!”.

Pas kësaj, botuesi Hudhri bëri një reagim publik, duke theksuar se vetë shkrimtarja nuk ka përfshirë në CV-në e saj punën 5 vjeçare tek Onufri dhe botimin e librave të saj.

Reagimi i plotë i Bujar Hudhrit:

NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

“Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”

Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizion. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë,  përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!

A është ky një censurim i Onufrit?

Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:

A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?

A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?

Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.

Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!

Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME  kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!

Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?

Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare  në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).

Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992). a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY