Vendimi në Elbasan, 10 persona lirohen, mbetet në burg Paplekaj, prokuroria hetim...

Vendimi në Elbasan, 10 persona lirohen, mbetet në burg Paplekaj, prokuroria hetim gjysmak

170
0
Shares
arber papleka vendi i ngjarjes

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë nga qelia 10 perosna që u arrestuan për ngjarjen e Elbasani ndërkohë qe mbajti në burg ish policin e RENEA, Arbër Paplekaj.

Po ashtu Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitje për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen shtetasi Kelmend Xhaferri.

10 anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, pranë PD që janë lënë të lirë janë: Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Nl makinën e Klemend Xhaferrit është  gjetur një listë me emra dhe disa karta ID. Po ashtu në makinën e e Mehmet Grecës janë gjetur një sasi e madhe parash, ndërkohë që mjeti i tij ishte pa targa.

Sipas prokurorisë dy prej të arrestuarve Emiljano Prenga dhe Nuredim Kasmar rezultojnë të dënuar më parë, ndërkohë që Prokuroria nuk ka sqaruar ende se kush qëlloi i pari në përplasjen ku mbeti një i vrarë dhe 4 u plagosën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY