Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LUÇIANO BOÇI/ Fitoret duhen mbrojtur

10/04/2021
Luçiano Boci tregon debatet që u bënë në grupin e demokratëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Luçiano Boçi

Të mbrosh fitoren është më e vështirë sesa të fitosh! Partia Demokratike është në prag të një fitoreje historike. Kontribut nëkëtë fitore ka qeveria dhe vecmas filozofia politike e kryeministrit. Rrallë dikush ja ka dalë si Rama të kthejë kaq shumë njerëz kundër vetes. Faktori kryesor mbetet programi i Partisë Demokratike – një përgjigje e denjë, e thjeshtë dhe e kuptueshme e vizionit publik për progress dhe integrim european të vendit.

Në këtë mes fushate, Partia Demokratike ka shanse të lexueshme që të shënojë një prej sukseseve politike më të mëdha në jetën e saj 30 vjecare. Padyshim, ajo është e përgatitur të ballafaqohet me fitoren e thellë, por partia demokratike duhet të përgatitet ta mbrojë këtë fitore!

Ka një rrugë të parë me të cilën një strukturë përfaqësuese politike mbron fitoren e saj: ky është bashkëpunimi I ngushtëdhe shkrirja thuajse e plotë me publikun që voton! Ne si kandidatë po jetojmë më shumë në shtëpitë e votuesve tanë, sesa në shtëpitë tona. Ne harxhojmë shumicën absolute të kohës përkrah dhe bashkë me përkrahësit tanë – votues. Çdo gjë qëthemi – është në thelb fjala e tyre. Çdo logjikë qeverisëse filtrohet edhe njëherë në përputhje me nevojat e tyre dhe me vizionin e tyre për një rrugë sa më të shpejtë të rimëkëmbjes kombëtare.

Përmes këtij procesi – fitorja jonë në zgjedhje është së pari fitorja e votuesve tanë. Rrotacioni nuk është qëllim në vetvete. Eshtë prioriteti absolut i publikut që na voton! Ne sjellim Ndryshimin sepse ndryshimi është fjalë e parë dhe e fundit e zgjedhësve tanë.

Ky process i përfshirjes së publikut, i angazhimit të tij direkt, i transferimit të pronësisë mbi fitoren dhe mbi të ardhmen e vendit e legjitimon rezultatin zgjedhor dhe garanton integritetin e tij.

Eshtë publiku që na tregon për kandidatët që po blejnë vota. Eshtë publiku që rrëfen për presionet e mazhorancës për ta deformuar vullnetin politik të zgjedhësve. Eshtë publiku që na forcon me bindjen se asnjë fitore nuk mund të ndalet, kur ajo gëzon zemrën e njerëzve.

Ky process njëherësh është themeli i kujtesës sonë si përfaqësues të popullit: ne nuk mund të harrojmë arsyet që na motivuan në këtë process ndryshimi. Qytetarët janë burimi i legjitimitetit të cdo pushteti.

Edi Rama sot ka rënë sepse qytetarët e kanë deligjitimuar pozitën e tij dhe cdo pretendim të së majtës për progress.

Dhe ndërsa Partia Demokratike po i afrohet pushtetit me një fuqi të pandalshme falë publikut shqiptar, ajo duhet të bëhet gati qëtë administrojë fitoren me vetëdijen se po vjen në pushtet nëemër dhe si mishërim i vullnetit të sovranit.

Fitorja më e mirë është ajo që mbrohet! Legjitimiteti është metri i cilësisë së saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.