Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

27 familje në Kombinat denoncojnë Bashkinë Tiranë për shëmbjen e pallatit të tyre të padëmtuar nga tërmeti

06/04/2021
27 familje në Kombinat denoncojnë Bashkinë Tiranë për shëmbjen e pallatit të tyre të padëmtuar nga tërmeti
Share on FacebookShare on Whatsapp

27 familje në Kombinat denoncojnë Bashkinë Tiranë për shëmbjen e pallatit të tyre të padëmtuar nga tërmeti.Skenar i Edi Ramës dhe Erjon Veliajt për përfitime korruptive, deklaron kandidati i PD, Belind Këlliçi.

Pallati do të shembet teksa shtëpitë janë të padëmtuara nga tërmeti!

Në lagjen “Musine Kokalari” në Kombinat, 27 familjeve u është thënë se pallati ku ata banojnë do të shembet.

Sipas banorëve, shtëpitë e tyre janë të padëmtuara, dhe në inspektimin e parë pas tërmetit të Nëntorit 2019, është vendosur se pallati nuk do të përfshihej në procesin e rindërtimit. E kundërta po ndodh tani. Një valë tjetër inspektorësh u thonë banorëve se pallati ku ata banojnë është mbi 50-vjeçar, dhe si i tillë ai duhet shembur.

Për të diskutuar me banorët, shkoi Belind Këlliçi, kandidat për deputet i PD për këtë zonë.

Banorët kanë kërkuar nga Bashkia Tiranë vendimin e shkruar të shembjes por askush nuk i është
përgjigjur kërkesës së tyre. Në rast shembjeje, ata i druhen shpërnguljes në Prush ose Vaqarr.

“Nëqoftëse pallati përbënte rrezik për jetën tonë, përse na lanë të banonim ende këtu”, shprehet një nga banorët.

Pyetjes së Belind Këlliçit nëse ka një datë për shembjen, banorët iu përgjigjen njëherësh jo, duke treguar se ky skenar, sipas inspektorëve, mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pallati nuk do të shembet”, tha prerazi Këlliçi. “Ku ka banesa të tjera të dëmtuara, do të rindërtohen aty ku janë dhe me sipërfaqen që kanë”, përsëriti ai premtimin e Lulzim Bashës për banorët e prekur nga tërmeti.

Shpërngulja e banorëve në fshatrat përreth, është një skenar që ka nxitur debate dhe ka marrë refuzimin e qytetarëve dhe të opozitës.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026
Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
Rama reagon për dënimin e Thaçit

Rama reagon për dënimin e Thaçit

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026
Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.