Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LUÇIANO BOÇI/ Votoni, votoni, votoni!

05/04/2021
Luçiano Boci tregon debatet që u bënë në grupin e demokratëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Luçiano Boçi*

Partia Socialiste ju dha qytetarëve shqiptarë një arsye më shumëqë t’i tregojnë asaj vendin me 25 prill. Nëse vota Kundërqeverisë ishte deri tani një thirrje gëzimi për lirinë e afërt, prejkëtij çasti ajo është edhe një shfryrje dinjitare kundër përbuzjescinike.

Pasi i shkeli me këmbë qytetarët e këtij vendi, i neglizhoi, iburgosi për fatura dritash, ju shkatërroi banesat, vendet e punës, mundësitë minimale për jetesë, pasi i degëdisi anë-e-kënd botës, Edi Rama ju tha shqiptarëve se edhe përfaqësuesit e tyre politikënë Kuvend, prej sot e tutje, do të jenë po aq anonimë, tëparëndësishëm, të neglizhueshëm e të kapërcyeshëm si ata.

Një njeri që shndërron përfaqësuesit e popullit në “të burgosur”që njihen me numra – jo me emra, që identifikohen me sigla – jo me fytyra, që votohen si ekuacione – jo si personalitete – nukmeriton asgjë më pak se Refuzimin masiv dhe përbuzjen e tëgjithëve.

Cinizmi i Ramës ka arritur në këtë gjest politik, majën e tij.

Ai është sjellë në mënyrë cinike me shumë shtresa dhe njerëz. Talljet e tij do të mbeten në historinë e këtij vendi si gjurmët mëtë errta të komunikimit politik. Produkt i një epoke cinike – ai erdhi në politikë si Djali Plangprishës që kërkoi falje para Bllokut ish-komunist për anti-komunizmin e tij gjithashtu cinik. Për këtë arsye, politika e tij e zhvillimit të Tiranës bëri që ish-Blloku dhe shtëpitë e njerëzve që siguronin fizikishtpaprekshmërinë e anëtarëve të Byrosë dhe Komitetit Qëndror tëngriheshin në vlerë tre herë më lart se tregu dhe pasuria e tyre tërritej shumë më shpejt se pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare.

Ai ricikloi në qeverinë e tij të gjithë pinjollët e familjeve më tëshquara të komunizmit Stalinist shqiptar, të cilët me po atëmizori genetike – dëshmuan pangopësi, zbatuan dhunë morale dhe ekonomike (a ka dhunë më të madhe se kafshata e gojës?) mbi të gjithë popullsinë, vranë shtresën e mesme me një politikëfiskale absurde dhe e trajtuan këtë vend më keq se një çiflig.

Për tre vjet nën alibinë e një reforme ai e la vendin pa gjykatadhe qytetarin pa asnjë akses në systemin e drejtësisë, duke rikthyer heshtur një epokë të errët – ku prokurorin kriminel tëkomunizmit e zëvendësuan bandat e armatosura.

Por Edi Rama është sot një komedian cinik, karriera e të cilitsapo ka mbaruar. Bashkë me jehonën e të qeshurave që shpura e tij lëshon tash e parë nëpër tubime, ku shkëlqejnë sponsorët e fushatës me detyra në administratë, zyrtarët e përbuzshëm të njëklike brejtësish, nevojtarët e lidhur pas bukës së gojës dhenostalgjikët e komunizmit të dikurshëm. Edi Rama nuk bën mëpër të qeshur as veten.

Akti i tij i fundit e tejkalon sarkazmën cinike të një satrapi. Ai mendon se shqiptarët nuk e lexojnë simbologjinë e tij sarkastike, ku Ai është Mbret dhe të gjithë të tjerët janë numra, të burgosurtë nevojës, lypsarë të rendit të ri grabitqar, themeluar prej tij.Deliri i cinizmit sapo e ka tejkaluar delirin e tij të madhështisë!

Dhe ky është momenti final për t’i thënë: Mjaft! Ka vetëm njëmënyrë për t’i treguar këtij njeriu shpirt-zi se shqiptarët nuk janëkafshë, janë njerëz, se qytetarët nuk janë robër, as skllevër. Përt’i treguar se e ardhmja e Shqipërisë u përket qytetarëve me dinjitet, integritet dhe personalitet, njerëzve që nuk kanë frikë t’ivënë gjoksin dhe fytyrën punëve që e bëjnë këtë vend një Atdhe’ të denjë për shqiptarët, jo një fole minjsh për mbretin e kafshëve.

Votoni! Votoni! Votoni! Kjo është thirrja ime! Nuk më interesonsi votoni, por në themel çdo vullnet individual i ngritur në votë – është shprehje e dinjitetit të qytetarëve të këtij vendi  për t’udhënë numrave një emër, dhe vendit një të ardhme.

Votoni! Edi Rama ka vdekur! Vota Juaj e varros atëpërfundimisht – edhe si model, edhe si kujtesë!

*Luçiano Boçi është kandidat për deputet i PD në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.