Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, takim me të rinjtë në Shkodër: Rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim

05/04/2021
Basha, takim me të rinjtë në Shkodër: Rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vizitën e tij në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me disa të rinj shkodran të cilët e kanë pritur tek Ura e Bunës. Pasi i falënderoi për mikpritjen, Basha tha se Ura e Bunës është vepër infrastrukturore që e bën të ndihet krenar për pjesën që pati në projektimin e saj. Ai tha se ura është projektuar jo vetëm t’u përgjigjej nevojave të shkodranëve, por edhe vizionit të Partisë Demokratike që kishte për Shkodrën turistike.

Lulzim Basha: Dua në radhë të parë t’ju falënderoj nga zemra për mikpritjen, zonjat, gratë e Shkodrës, edhe zotërinjtë e Shkodrës sigurisht, dhe të rinjtë, djemtë e Shkodrës. Jam në një vepër infrastrukturore në të cilën e them me krenari, kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij projektimi të kësaj vepre. Ishte konceptuar si një zëvendësim i urës së vjetër, por në ato vite për ne ishte shumë e rëndësishme që çdo vepër që do të ndërtonim mos të ndërtohej sot për nesër, por të ndërtohej për perspektivën dhe për të ardhmen. Pra, e mbaj mend i kërkuam projektuesve të siguronin që ura që do të ndërtonin jo vetëm t’i përgjigjej nevojave dhe projeksionit të nevojave të trafikut rrugor, por po kështu vizionit tonë për Shkodrën. Vizion i cili parashikon që ky liqen që shtrihet përtej nesh dhe që lidhet me lumin e Bunës me detin përbëjnë një pasuri të vërtet jo thjeshtë natyrore por edhe turistike siç është unike për Shkodrën dhe shkodranët prandaj dhe kjo pjesë e urës ku ndodhemi është projektuar si një mekanizëm që hapet. Domethënë ajo platformë për këdo që nuk e di është pjesë e mekanizmit të hapjes së urës në mënyrë që të lundronin anijet turistike, jahtet turistike madje edhe veljerët që janë me vela kishin mundësi të futeshin për në liqen e të dilnin nga liqeni i Shkodrës për tu futur në det. Kjo është pjesa e historisë të bukur të dikurshme. Qëkur ka mbaruar, në fund të qeverisjes sonë, e deri më sot në dijeninë time zonja kryetare mekanizmi nuk është hap asnjëherë madje është ndryshkur siç është ndryshkur dhe siç ka ngecur në vend e gjithçka në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama në këto tetë vite. Ekonomia, arsimi, shëndetësia, turizmi, mjedisi, kujdesi për prindërit tanë, rrogat, pensionet, të gjitha kanë ngecur në vend. Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë çmimet, janë kostoja e jetesës dhe numri i te rinjve që largohen nga Shqipëria. Me dy fjalë ajo që do të bëjmë së bashku me 25 prill është që do ta ç ‘bllokojmë këtë mekanizëm. Me votën tuaj do ta ç’bllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, do sjellim ndryshimin dhe se kam fjalën vetëm për mekanizmin e kësaj ure se edhe këtë mekanizëm do të ç’bllokojmë por për të ç’bllokuar dhe për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare, duhet që me 25 prill, rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim. Dhe ne do t’ju përgjigjemi, do t’ju përgjigjemi me arsimin e pritshmërive tuaja, me kualifikimin profesional, me reformat e vërteta në universitete si Universiteti i Shkodrës, që t’ju përgatisin për profesione të denja në jetë dhe do t’ju përgjigjemi duke ngjallur, duke ndezur motorët e ekonomisë e në veçanti turizmit që do të jetë një nga degët kryesore të ekonomisë shkodrane dhe ekonomisë kombëtare. Dhe do të jemi prapë këtu pastaj, por jo për të bërë deklarata por për të mundësuar që mekanizmi i ndryshkur i kësaj ure, te riparohet, kjo urë të hapet dhe anijet turistike të vërshojnë duke sjellë me vete edhe turistë edhe konsum edhe mirëqenie për bizneset e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë dhe një stad dhe një cilësi të re jete të standardit europian, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë sepse Shkodra ka qenë edhe në ditët më të errëta fortesa jonë për identitetin tonë europian. Ne kemi shërbyer me devotshmëri për ta afruar me Europën, ju keni qenë të gjithë të vegjël kur hoqëm vizat dhe së bashku tani është brezi juaj motivi dhe energjia që do na japi energjinë neve si qeveri të arrijmë objektivin tonë më madhor që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, për mbështetjen tuaj dhe ju ofroj që deri më 25 prill të bëjmë gjithçka që çdo i ri dhe çdo e re të jetë pjesë e fitores. Nuk do të ngecemi më në vend, por do të ecim përparme besim tek njeri-tjetri me besim tek Shkodra dhe Shqipëria drejt destinacionit tonë që është Shqipëria si gjithë Europa. Faleminderit shumë. e.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.