Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LUÇIANO BOÇI/ Elbasani – kryeqytet i arsimit dhe inovacionit

30/03/2021
LUÇIANO BOÇI/ Elbasani – kryeqytet i arsimit dhe inovacionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Luçiano Boçi*

Në këtë prag zgjedhjesh, edhe njëherë – vendi ndodhet në darën e konfliktit mes tregut të ideve dhe tregut të interesave. Për tashprehur qartë dhe pa dilemma: roli i elitave në një shoqëri të zhvilluar mbetet unik dhe i pa-tejkalueshëm. Një prej arsyeve pse vendi ynë ndodhet në këtë humnerë, është fakti se në tërësi elita intelektuale shqiptare ka qenë dhe mbetet e përjashtuar nga vendim-marrja politike dhe nga cdo process tjetër i administrimit të burimeve. Njerëzit e mendjes në Shqipëri kanë vuajtur e vuajnë margjinalizimin më ekstrem të këtij tranzicioni 30 vjecar. Ky dhunim duhet të marrë fund.

Unë besoj se pa një treg idesh – cdo treg tjetër në një shoqëri perëndimore – është i destinuar të vuajë kriza ciklike dhe humbje të pallogaritshme. Nëse ekonomia e një vendi i jep atij mbivlerën – elitat i japin realisht vlerën një territori.

Parimi i përfshirjes së elitave, i specialistëve të çdo fushe dhe injerëzve me përvojë në zhvillimin sektorial – qofshin të sektoritpublik apo privat – përbën sipas meje kushtin fillestar për njëzhvillim të qëndrueshëm – porta me të cilën unë besoj se qarkumund të arrijë tek zhvillimi i harmonizuar rajonal, si garanci e zhvillimit të qëndrueshëm.

Unë do të isha i lumtur të ulem përkrah kolegut tim – deputetsocialist apo tjetër – në Tryezat Sektoriale – që do të ndërtohennë nivel bashkie, qarku dhe në Tryezat Kombëtare TëEkspertizës ku të dëgjohet mendimi profesional dhe tëreflektohen sugjerimet e ekspertizës vendore. Askush nuk e njehnjë vend më mirë se banorët e tij. Askush nuk e do atë mëshumë.

Njëherësh, në mënyrën më immediate na duhet të rimodelojmëshkollën në përputhje me karakteristikat e tregut të punës. Ky process kërkon edhe rivlerësimin e figures së mësuesit – nëmjete monetare dhe morale – si dhe rikualifikimin e tij për këtërol. Kjo është arsyeja pse PD ka parashikuar rritjen e rrogave tëarsimtarëve në cdo nivel me 60%.

Si deputet i Elbasanit e kam për nder të them se Qyteti iNormales – tempullit të mësuesve shqiptarë – duhet të rikthehetnë misionin e njohur historik për të ringritur cilësinë e mësimdhënies në shkallë vendi. Universiteti i Elbasanit është njëinstitucion i mrekullueshëm që mund dhe duhet ta marrë këtërol.

Përpara se të prodhojmë infermierë, sociologë e gjithologë, ështëBrenda frymës dhe shpirtit tone, që në Elbasan të skalitenprofilet e mësuesve të të gjitha lëndëve, sipas profilesh tashmë tëupdate–uara, në pëputhje me kurrikulën e re të shkollës shqipe.Eshtë e udhës që ky qytet me tradita të shquara në mirësi, butësi, durim e respekt – të mirëpresë e të përcjellë për në çdo skaj tëvendit ata që do të mësojnë fëmijët tanë.

Përvec adresimit të problemeve aktuale, Arsimi mendoj se paraqet për ne një shans për të përshpejtuar rrugën drejt sëardhmes. Universiteti I Elbasanit është sot pjesë e programeveeuropiane dhe ka nisur gradualisht përpjekjet për të integruarbiznesin vendas në kërkimin shkencor e teknologjik,

Unë kam kënaqësinë të prezantoj sot “TECHNOPOLIS” – njëproject- ide që dua ta trupëzoj me Universitetin e Elbasanit dhekolegët e mi të shkëlqyer. Synimi ynë është ta kthejmëElbasanin në Kryeqytetin e Dijës së Korridorit 8, Qytetin e parëshqiptar të Innovacionit. Projekti jonë parasheh ngritjen nëElbasan të një Parku të Integruar të Kërkim ZhvillimitTeknologjik, i cili ofron:

– Arsim Universitar të cilësisë më të lartë:
o Disa fakultete të Inxhinjerisë që përfshijnë:
▪ Përpunimin e mineraleve dhe Metalurgjinë;
▪ Energjinë
▪ Studime Mjedisore
▪ Bujqësinë
▪ Nano-teknologjinë
o Shkenca Kompjuterike, Programim dhe InteligjencënArtificiale
– Qendrën Europiane të Kërkimit Shkencor e Industrialme fokus në:
o Përpunimin e mineraleve/ metaleve;
o Energjitë e pastra dhe zgjidhjet e reja të transmetimitdhe ruajtjes së energjisë;
o Bujqësinë dhe Mjedisin;
o Programim dhe inovacione në Inteligjencë Artificiale;
– Inkubator për Start-up-et e reja duke integruar Arsimin, segmentin e Kërkim Zhvillimit me kompanitë e mëdha të interesuara dhe lobet financiare;

Qendra Europiane e Kërkim Zhvillimit dhe Inkubatori i Start-up-eve mund të mbështeten qysh në krye nga projekti i BE-së “Horizon 2020”, ku Shqipëria është anëtare. Këtë segment të projektit e pat iniciuar vite më parë, përmes një laboratori modest të teknologjisë, kolegu ynë i ndjerë – ish-rektori i Universitetit të Elbasanit. Partnerët ndërkombëtarë me të cilët po flasim garantojnë suksesin e kësaj Nisme.

Ne synojmë që këto shkolla dhe kjo qendër e integruar e kërkimit shkencor dhe zhvillimit industrial – të sjellë në Elbasan nga krejt Europa Qendrore dhe Lindore mbi 20 mijë studentë, të cilët do të gjallërojnë tregun, dhe sidomos konsumin në Elbasan – duke ngritur ekonominë lokale, duke fuqizuar investimet prodhuese dhe duke gjallëruar jetën e krejt qarkut.

Mos harroni se qarku ynë ka Gramshin – hambarin e energjisë së Shqipërisë së mesme, ka Cërrikun – një ish-qendër industriale e përpunimit të naftës ndërsa jemi konfirmuar si baseni më i pasur me hidrokarburë në jug të Europës, ka Prrenjasin – një thesar në ferronikel dhe aliazhe, ka Peqinin – një zonë e mrekullueshme me potencial të jashtëzakonshëm në bujqësinë organike dhe një nyje natyrore logjistike mes Elbasanit dhe Durrësit…

Vetëm nga industria e përpunimit të naftës ne mund të kemi një numër industrish që prodhojnë polimere – bazë për veshjet, për ndërtimin, një spektër industrish që ndërlidhen prej karozenit që ushqen aviacionin e deri tek bitumet – për infrastrukturat civile.

Sot sipërmarrja shqiptare investon vetëm 0.15% të të ardhurave të saj në Kërkim Zhvillim (R&D). PD ka parashikuar incentiva të rëndësishëm fiskalë që e fuqizojnë këtë komponente jetike.

Në themel, historia e elites shqiptare shpjegon historinë e qytetitshqiptar. Dhe Elbasani është dëshmi e kësaj historie tëdhimbshme – edhe pse hera herës krenare. Suksesi i Elbasanitqëndron aty – në genet e historisë së tij, të traditës së gjerë të njëqarku me burime të pallogaritshme dhe me fuqi konkuruese tëpathyeshme.

A jemi gati për ndryshimin? Kjo është pyetja ime…

Dhe unë besoj se e di përgjigjen tuaj!

*Luçiano Boçi është kandidati nr.7 i listës së PartisëDemokratike në Qarkun Elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.