GENC POLLO/ Teshuvah, ndjesëkërkesa rilindiste dhe preferimi i budallallëkut kundrejt hipokrizisë

GENC POLLO/ Teshuvah, ndjesëkërkesa rilindiste dhe preferimi i budallallëkut kundrejt hipokrizisë

68
0
Shares

Nga Genc Pollo

Unë kam futur për herëparë kërkesën e faljes nga anëtarët e qeverisëthoshte  Edi Rama para tre ditësh duke shpjeguar doreheqjen e Sandër Lleshit. Më bëri përshtypje ky pretendim. Jo për shkakdëshirësgjithëpranishmeRamës vendosë precedentë kudo. Mbaj mend  se në vitet intensive si ministër i arsimit i kam kërkuar ndjesë një kategoriematurantësh, të cilët padashje u defavorizuan në një procedurë; por ky ishte një episod gati i humburkujtesëcilin e rrithirra jo për të denoncuar përvetësimet rilindiste (kam shkruarpara një muaji për disa raste syresh) por për të vënëdukje se, bazuarkujtesën time e në ndihmën e gugllimit, kërkesa e ndjesës nuk duket fort e pranishmediskursin publik shqiptarpërfshi këtu edhe atë të politikanëve të lartë. 

këtë periudhë epidemie dhe inaktiviteti relativ gjeta kollajkohënhulumtoj mbi pendesën e ndjesën ndërpersonale (në dallimasajnjeriut ndaj Zotit), konceptepranishmeetosin klasik greko-romak porzhvilluar thelbësishtfetëabrahamitike: përzgjodha ndjesën judaike apo teshuvah, e cilamu duk si e plotë e rbëhet nga 1) pranoj gojarisht gabimi tim e kërkoj ndjesë; 2) shpreh pendesësinqertë e vullnetin për të mos përsëritur gabimin; 3) bëj çfarë është e mundur për të korrigjuar gabimin e për të kompensuar a qetësuar personin e lënduar; 4) veproj ndryshe nëse përsëritet e njëjta situatë. Kështu e përkufizon atë Tora e hebrenjve por poredhe Krishtërimi e Islami si dhe versionet e mëvonshmemoralin shoqëror europian po aty rrahin.

Përkundrejt këtij standarti le të shohim edhe modelin e demonstruar nga qeveria Rama

Para dy muajsh ministri i brendshëm Sandër Lleshaj  i tha një deputeti polemizues  se “polic ke qenë e polic do të mbetesh!” . Me sa duket i ndikuar  nga barcoletat e kohes se Partisë se Punësku polici, përfaqsues zyrtar por i rëndomtë i pushtetit të frikshëm,  shfaqej përherë si kokëtrashë. Më vonë Lleshaj kërkoifalje! Kujt i kërkoi falje ? Policëve ndodheshindrejtiminpolitik të tij dhe duhen motivuar e bërëndjehen mirë e krenarë për punën e tyre në zbatimligjit? Policëvefytyrëne të cilëve ministri shquante vetveten? Jo tamam! Lleshaj shkruajti  ne facebook se u kërkoj sinqerisht ndjesë atyre mundkenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim. Atyre ? Po kujt saktë? Tërë popullit ? Apo atyre brenda policisë janë ndjeshëm se të tjerët?

Prirja për të shmangur ndjesëkërkesën ndaj atyre ke lënduarnuk filloi me Lleshajn. Në prill 2016 në Kuvend, DitmirBushati, asokohe ministër i jashtëm, ulurbankën qeveritare, hedh ujë me shishe mbi deputetët e opozitës protestonin para foltores. Më pas, po në facebook, kërkon ndjesë. Kujt? Mbasekolegëve i “vaditiedhe pse i paprovokuar personalisht prej tyre? Jo tamam! “…jam i keqardhur për reagimin tim instiktiv….kërkoj ndjesë qytetarëve për faktin se nuk arritaruaj gjakftohtësinë…” Tërë pjesa tjetër e postimit, apo gati 95% e tij, flet për farmakun opozitar, Lulzimin mërzitet nga vetingu, Monikën saboton integrimin si dhe sinjalizon një sihariq pas dy muajsh lidhur me negociatat me BE (gjithësesigjëra pa lidhje me temën tonë por informative për kontekstin). 

Por modelin e ndjesës rilindiste rezulton se e ka dhënë shefi i tyre gjashtë vjet parë: në mars 2014, po në Kuvend, duke ju drejtuar pas polemikës

një deputeti opozitar, Rama i përsëriti disa herë “o rrotë k…!” Të nesërmen në televizion ai deklaroi se nuk ka arsye t’i kërkojëfalje deputetit por i kërkon ndjesë dy herë shqiptarëve për gjuhën e papërshtatshme (dy herë meqë ishte shef qeverie; për të tjerët mjaftonte vetëm një herësqaroi ai). 

Me siguri ka shembujtjerëngjashëm nga kjo qeveri poredhe këta lart mjaftojnë për të kuptuar se ndjesëkërkesa e tyre është larg qeni një akti i denjë moral. Të paktënpërputhje me teshuvah-n e etikës bashkëkohore. Pretendimi se jemiparët me ndjesën publike gjithashtu duket një ushtrimPiAri ku kjo qeveri investon pa kut e masë

Sa lart nuk është detyrimisht kritikë e rreptë e aq pakopozitare. Në debatin mbi moralitetin publik duhetmbajmëparasysh se ata pa mëkate mundhedhin gurin e parë dhe se shembulli vlen shumë se predikimi. Por edhe pretendimet e rreme nuk ka arsye pse t’i lemëqarkullim

Mendimtarët politikë të para luftës si Mit’hat Frashëri e BrankoMerxhani theksonin pa u lodhur nevojën e shëndoshjes morale të popullit shqiptar. Debati bashkëkohor dëften se kjoshëndoshje kalon mes një udhegjatë me të përpjeta e të tatëpjeta; me hapa para por edhe pas. Ku çdo shtysë pozitivelipsetmirëpritet

P. S. Ndjesëkërkesa e Blendi Klosit duket si përjashtimi konfirmon rregullin rilindist dhe është njëkohësisht simpatikja syresh. Klosi thapublik se muzika në bare favorizonte infektimin me covid. Ditën tjetër ai e tërhoqi thëniendhe u kërkoi falje muzikantëve (?!?!). Është e vërtetë se pohimi i parë dhe ai i dytë duken se janë garë për çmimin Idioti. Po për këtë rast Klosit mund t’i thuash budalla por jo hipokrit

 Genc Pollo
Ish ministër e deputet / 18 dhjetor 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY