Lloji i ri i koronavirusit që u zbulua nga sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock është përhapur në Skoci dhe Uells pasi rastet e para u shfaqën në Angli, thonë shkencëtarët. Anëtarët e Konsorciumit UK Covid-19 Genomics UK (COG-UK) thanë sot u shfaq në Angli dhe më pas u përhap në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Projekti Nextstrain.org, i cili regjistron raportet laboratorike të llojit, ka gjetur mostra nga të dhënat në Uells, Skoci dhe Danimarkë. Shëndeti Publik i Anglisë konfirmoi se ka pasur raste edhe në Australi.
Tipi i virusit ka të ngjarë të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera por mund të mos jetë marrë nga studimet e mbikëqyrjes.
Daily Mail raporton se një person paralajmëroi se lloji i ri koronavirusit po përhapet më shpejt sesa lloji dominues, por disa ekspertë thonë se mund të jetë më pak vdekjeprurës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/