Itali, dyfishohet numri i viktimave nga Covid

Itali, dyfishohet numri i viktimave nga Covid

49
0
Shares

Italia vazhdon të raportojë numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh për shkak të Covid.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë regjistruar 14,844 raste të reja me koronavirus nga 162,880 teste që u kryen.

Ndërkaq edhe numri i vdekjeve është  i lartë pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 846 vdekje, thuajse dyfishi i numrit të vdekjeve të të hënës, 491. Numri total i  viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj ka shkuar në 65,857.

Rajoni më i prekur  në Itali deri më tani është Veneto me 3,320 infeksione të reja, i ndjekur nga Lombardia dhe Emilia-Romagna.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY