E frikshme, kufomat e çiftit shqiptar gjenden të copëtuara në valixhe. Dyshimet...

E frikshme, kufomat e çiftit shqiptar gjenden të copëtuara në valixhe. Dyshimet e para

315
0
Shares

Dy kufoma të copëtuara, të futura në valixhe të mbyllura me shirit ngjitës të gjetura në Itali dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho të zhdukur 5 vite më parë.

Në fillim u gjet një valixhe në të cilën ishte futur pjesa e sipërme e trupit dhe këmba e burrit me një nga gjymtyrët e gruas. Valixhet ishin të mbuluara me dhe dhe dukej se kishin qëndruar atje për disa kohë. Tre valixhet u gjetën nga kërkimet që filluan mëngjesin e 10 dhjetorit dhe mbaruan dje.

Sipas raportimeve të mediave italiane një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar është e dhëna që ndihmoi në identifikimin e dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.

Hipotezat e para rreth ngjarjes së frikshme janë qënky është veprimi i një vrasësi serial ose një sekti satanik. Nga ekzaminimi i autopsisë së burrit rezultoi se ai i përket moshës mes 40 dhe 60 vjeç dhe dyshohet se është vrarë me një goditje në fyt. E vetmja shenjë dalluese në trupin e tij është tatuazhi në parakrah.

Çifti, Shpëtim dhe Teuta Pasho jetonin në Shqipëri dhe udhëtonin shpesh herë drejt Toskanës ku jetojnë fëmijët e tyre. Më 4 Tetor të vitit 2015 ata qëndruan në Itali për rreth një muaj dhe më 2 nëntor të po atij viti vajza e tyre mori një telefonatë nga nëna e saj me një numër anonim dhe tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt. Që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë lajm prej tyre. Çifti Pasho kishin biseduar edhe për të shkuar në Gjermani, por hetimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY