Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/ Parlamenti, noter i ligjeve që promovojnë korrupsionin

09/12/2020
SHENIM/ Parlamenti, noter i ligjeve që promovojnë korrupsionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Jorida Tabaku

Tetë vjet qeverisje dhe Shqipëria përvit e më e varfër, e vjedhur dhe korruptuar, shkaktari është kryeministri Rama që vjedhjen e quan investim, korrupsionin e quan PPP dhe varfërinë e quan zhvillim.

Në Shqipëri 1/3 e tenderave publikë jepet pa garë si qokë ndaj bizneseve të qeverisë, KLSH ka faktuar 7.2 mld euro dëm ekonomik që janë taksat e shqiptarëve të keqpërdorura. Në harkun kohor të një viti dy ngjarje dëshmuan edhe një herë situatën që korrupsioni ka prodhuar.

Shqipëria u godit nga tërmeti dhe fondet në buxhet për shpëtimin kishin shkuar në xhepat e zyrtarëve, ne nuk kishim as një qen shpëtimi për të nxjerrë të gjallët nga rrënojat. Pandemia që ra pak muaj më pas i ktheu spitalet në morgje ndërkohë që qeveria shpenzon 120 mln euro për t’ia dhënë PPP-ve, si inceneratorët që ende sot si shushunja thithin gjakun e shqiptarëve.

Parlamenti është shndërruar në një noter të ligjeve që promovojnë korrupsionin dhe vjedhjen me ligj të pronës publike dhe asaj private. Droga kalon kufirin ndërsa radarët e vendit fiken me urdhër të kryeministrit. Të gjtiha dhomat e tregtisë, vendase apo të huaja, tregojnë me gisht një qeveri të korruptuar që i pengon të bëjnë biznes. Për rrjedhojë mbi 50 biznese në ditë mbyllen, 140 mijë të rinj largohen nga një vend që i ofron vetëm korrupsion dhe drogë.

Raporti më i fundit i GRECO ngrinte alarmin e një korrupsioni të padëgjuar më parë dhe të shtrirë në çdo qelizë të institucioneve shtetërore. Aq e rëndë ishte situata sa që edhe autorët e këtij raporti u shprehën të habitur për situatën kritike dhe alarmante të vendit.

Për ne kjo është një situatë e qartë dhe që ne kemi vendosur për ta luftuar deri në rrënjë pasi besojmë se nuk ka armik më të madh për një shoqëri se sa shndërrimi në normë i korrupsionit. Pas 25 Prillit, nuk ka me emergjence kombetare se lufta ndaj korrupsioni!

Një plan i detajuar, me një sistem efikas dhe mbi të gjitha me vullnetin politik të PD dhe aleatëve për të luftuar korrupsionin që do të heqë një herë e mirë këtë pengesë të padrejtë për shqiptarët nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.