Suedia, vendi i cili i rezistoi izolimit të plotë në valën e parë të pandemisë, ka vendosur të ashpërsojë masat për shkak të rritjes së numrit të viktimave prej koronavirusit.
Në kuadër të masave të marra nga autoritetet suedeze për mbajtjen nën kontroll të përhapjes se Covid shkollat janë të mbyllura, grumbullimet me më shumë se tetë persona nuk lejohen, ndërsa në Helsingborg teatrot, bibliotekat dhe koncertet janë të mbyllura.
Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka bërë apel që të mbyllen edhe palestrat e të mos organizohen darka festive si dhe i bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit social.
Suedia deri më tani ka raportuar rreth 346 raste për çdo 100,000 njerëz në javë, një numër ky dy herë më i lartë krahasuar me vende të prekura nga pandemia si Gjermania, Britania dhe Spanja.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/