Gazetari italian në gjyq: Ja si më gënjeu Saimir Tahiri për oficerin...

Gazetari italian në gjyq: Ja si më gënjeu Saimir Tahiri për oficerin Zagani

529
0
Shares

Një gjykatë në Itali, ka nisur një proces penal ndaj një prej gazetave më të mëdha italiane pas padisë së ish-oficerit të policisë antitrafik, Dritan Zagani. Gjyqi do të zhvillohet ndaj ‘Il Fatto Quotidiano’ lidhur me një shkrim të kësaj të fundit dhe lidhet me deklaratën e bërë nga një gazetar i një prej mediave të rëndësishme në vendin fqinj, ‘Il Fatto Quotidiano’.

Gazetari ka shkruar se Zagani nuk është i besueshëm për akuzat e tij mbi trafikun e drogës dhe përfshirjen në të të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pasi ka marrë nga ish-kryeministri Berisha një vilë dhe për këtë arsye denoncimet e tij janë të pabesueshme. Në fakt bëhej fjalë për një sipërfaqe toke.

Gjatë një përballjeje mes palëve, Zaganit dhe gazetarit, ky i fundit ka pohuar se informacionin e kishte marrë nga Sajmir Tahiri, asokohe ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Zagani i ka dhënë gazetës italiane një javë kohë të përgënjeshtrojë akuzat e publikuara në shkrim ose të përballet me një proces penal, i cili ka marrë udhë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY