Ndahet nga jeta ish Presidenti francez Valéry Giscard d´Estaing

Ndahet nga jeta ish Presidenti francez Valéry Giscard d´Estaing

50
0
Shares

Ish Presidenti Republikës franceze, Valéry Giscard d´Estaing vdiq të Mërkurën, 2 Dhjetor, në moshën 94 vjeç.

Ai ishte shtruar në spital në Tours (Indre-et-Loire) që nga nëntori.

Valéry Giscard d´Estaing lindi më 2 shkurt 1926, në Koblenz (Gjermani), ku babai i tij, Edmond Giscard, ishte drejtor i financave për Komisionin e Lartë Francez në Rheinland.

I zgjedhur në krye të Francës në moshen 45 vjeçare ai mishëroi ndryshime pa ndërprerje dhe transformime, brenda një kohe të shkurtër, ne shoqërinë franceze.
Duke mbrojtur si kryetar shteti një “shoqëri të përparuar liberale”, presidenti i ri votoi ligje te vecanta si ai per uljen e moshes madhore nga 21 në 18 vjeç, dekriminalizimin e abortit, duke inkuadruar ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë (abort), të mbrojtur fuqimisht nga Ministrja e Shëndetësisë, Simone Veil.

Disa nga ndjekësit e saj, përfshirë Michel d’Ornano dhe Michel Poniatowski, hynë në një qeveri të hapur për figurat e shoqërisë civile, të tilla si Jean-Jacques Servan-Schreiber dhe Françoise Giroud, e emëruar Sekretari e Shtetit për Statusin e Grave.

Ai u mund pas nje mandati 8 vjeçar nga François Miterrand.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY