Nga Redin Hafizi
Ne vitin 1991, kur komunistet e Shqiperise ndryshuan emrin per te treten here dhe kete here nga PPSH ne PSSH, kishin rastin qe te tregonin se po ndaheshin vertete nga e kaluara antishqiptare duke unifikuar diten e clirimit me diten e flamurit. Por jo, ata nuk kishin ndermend te ndaheshin nga e kaluara kriminale dhe tradhetia. Socialistet e sotshem ashtu si komunistet e djeshem mbajten 29 nentorin si dite te clirimit, qe ne te njejten kohe eshte dita e rikonfirmimit te Jugosllavise pas luftes se dyte boterore, ose festa e republikes Jugosllave.
Ka kombe ne bote qe nuk e kane lashtesine e historise dhe e krijojne. Cuditerisht per Shqiptaret ka ndodhur efekti i kundert. Ka nje moment ne historine e kombit tone qe komunistet kerkuan nderprerjen e hisorise qe na bente te gjitheve krenare dhe nisen historine qe na turperon te gjitheve. Kjo u ligjerua ne 29 nentor 1944. Per komunistet Shqiptare kjo ide ishte hedhur qe ne nentor 1943 nga komunistet jugosllave qe asistonin diktatorin Hoxha. Ky i fundit per karrieren e vet dhe per pushtet kishte pranuar qe te bashkohej me Jugosllavine e patjeter qe me kete veprim e kishte shitur Kosoven, shpirtin e gjymtuar te Shqiperise. Me kete levizje Hoxha kishte rreshtuar kombin ne krahun e antishqiptareve me te flakte te historise, ne krahun e perandorise sllave. Kjo tradheti kriminale vazhdoi edhe kur komunistet u shnderruan ne socialiste dhe kur ne si komb me ne fund besuam se dolem nga ndikimi sllavo komunist. Unifikimi i dates se clirimit me diten e flamurit do te ishte nje akt pendese, por jo. Komunistet e rinj nisen arsyetimet e pakuptimta se partizanet derdhen gjakun per clirimin dhe data 29 ishte e shenjte per te renet. Ky ishte nje arsyetim i genjeshtert, pasi Shqiptaret luftuan per clirimin e vendit nen flamurin e ngritur ne 28 Nentor te 1443 dhe te 1912. Nuk besoj se gjaku i tyre do te quhej se ishte derdhur kot sikur te ngrihej serish i njejti flamur ne 28 Nentor 1944. Por jo, nuk jane jetet e rena per clirimin e vendit, arsyeja e nderprerjes se historise sone unike, por ambiciet e diktatorit dhe bandes se tij per te ndryshuar flamurin kombetar duke i shtuar yllin e komunisteve. Nderkohe edhe sot socialistet, qe ende vazhdojne ne tradheti, tregojne perralla me data edhe pse ylli ka rene. Edhe nese Gjermani i fundit te kete dale nga Shkodra ne 29 Nentor, cdo lider Shqiptar do te ndihej me fat pasi nuk do te duhej te ndryshonte me shume se disa ore, per te deklaruar vazhdimesine e historise sone te lavdishme me 28 nentorin e bekuar. Komunistet dje dhe socialistet sot vazhdojne ne rrugen e historise se turpit per Shqiptaret, rrugen e vasalitetit ndaj sllaveve ne emer te internacionalizmit dje dhe globalizmit sot.
Ne vepren e vet “Legjenda e Eneas”, Virgjili duket qarte se ka kerkuar te krijoje nje te shkuar te lavdishme per perandorine e Romes. Me nje histori te lavdishme, qytetaret krenare kerkojne te vazhdojne te ecin me lavdi e krenari.
Babai i pavaresise se Shqiperise, Ismail Qemali nxitonte me grupin qe e shoqeronte, neper balten e myzeqese dhe ne mes armiqve te kombit, per te ngritur flamurin ne Vlore ne 28 Nentor, 469 vjet pasi Skenderbeu e kishte ngritur ne Kruje. Qemali e beri kete, sepse luftonte per nderin e kombit dhe flamurit, e nuk shqetesohej per vete dhe emrin e tij. Nese te njejten gje do te kishin bere fituesit e luftes 501 vjet me vone se 28 Nentori i Skenderbeut dhe 32 vjet me pas se 28 Nentori i Ismail Qemalit, atehere patjeter qe mesazhi do te ishte i qarte per nje Shqiperi te pavarur serish. Por komunistet kishin pranuar 29 nentorin, diten e republikes jugosllave dhe socialistet nuk e ndryshuan kurre politiken e tyre te vasalitetit ndaj sllaveve ne kuader te globalizmit duke synuar shkaterrimin e cdo simboli qe na ben krenar per perkatesine kombetare dhe kalimin ne harrese te datave qe kane theksuar forcen e bashkimit tone. Te majtet nuk e duan 28 nentorin, pasi nuk e duan Shqiperine te bashkuar nen nje flamur. Ata festojne 29 nentorin, diten e tradhetise qe nisi epoken e turpit per kombin tone, nga ku ende nuk po dalim.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/