Mali i Zi debon ambasadorin e Serbise pasi e shpall non grata

Mali i Zi debon ambasadorin e Serbise pasi e shpall non grata

85
0
Shares

Qeveria e Malit të Zi i kërkoi ambasadorit te Serbise Vladimir Bozovic të largohej nga vend pasi e deklaroi ate person non grata. Ministria e Jashtme foli për “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” si arsyen e këtij vendimi.

Një deklaratë  e Ministrisë së Jashtme pohoi se Ambasadori Bozovic nuk tregoi respekt për Malin e Zi, duke e përshkruar një vendim të vitit 1918 për t’u bashkuar me Serbinë,  si një akt “çlirimi” dhe “vullneti të lirë” të popullit  malazez. Parlamenti i Malit të Zi e shpalli të pavlefshëm vendimin 100-vjeçar në vitin 2018, duke pohuar se ky vendim kishte prekur sovranitetin e tij.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë sllavë, Serbinë dhe Rusinë dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur, aleat me Perëndimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY