Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/Sistemet zgjedhore në ShBA nuk kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat

13/11/2020
Mbështetësit e Trump nisin protestat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor nuk kanë të dhëna që fletë-votime të jenë zhdukur, ose të kenë humbur në sistem, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit, u shprehën të enjten dy grupe të sigurisë, përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia amerikane për sigurinë kibernetike, raporton Zeri i Amerikes.

“Nuk ka të dhëna që ndonjë prej sistemeve zgjedhore të ketë fshirë, të ketë humbur vota, t’i ketë ndryshuar ato, apo që vetë sistemi të jetë kompromentuar”, u shprehën dy grupet për zgjedhjet e 3 nëntorit, që nxorrën si fitues kandidatin demokrat Joe Biden.

Presidenti republikan Donald Trump vazhdimisht ka ngritur pretendime të pambështetura në fakte për manipulime në zgjedhje dhe nuk po e pranon humbjen.

Dy grupet në fjalë, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Koordinues Qeveritar (GCC) dhe Këshilli Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore (SCC) thonë se zgjedhjet ishin më të sigurtat në histori.

“Ndërsa e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësira për të përhapur informacion të gabuar rreth procesit të zgjedhjeve tona, ne ju sigurojmë se kemi besimin më të lartë në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe ju duhet të keni të njejtin besim”, thonë dy grupet në një deklaratë të lëshuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA).

Kjo agjenci (CISA) e drejtuar nga eksperti i kibernetikës Christopher Krebs, administron një faqe interneti që përgënjeshtron disinformatat rreth zgjedhjeve.

Dy grupet e sigurisë thonë se gjithë shtetet me rezultate të ngushta kanë gjithë fletë-votimet në letër, të cilat mund të numërohen me dorë në se lind nevoja.VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.