Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TV-të çensurojnë Ramën, e pabesueshme por ndodhi

12/11/2020
DOKUMENTI/ Rama hap një portal të ri, harxhon 1 milion USD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Dy televizone informative, që kanë në siglën e tyre emra të mëdhej ndërkombëtarë, kanë shpallur njëri pas tjetrit vendimin për të mos transmetuar në ekranet e tyre materialet propagandistike nga spitalet Covid 19, që u çon në redaksi Edi Rama.
Së pari, A2 CNN, me një kronikë sa parimore në thelb, po aq edhe patetike në formë, ka njoftuar shikuesit se nuk do ti gënjente ata me ato imazhe dhe me atë muzikë “që vjen era propagandë”.

Fill pas tij edhe në Euronews, jo vetëm morën vendimin se ato materiale të servirura nga ERTV ishin një kundërshtim me informimin e ndershëm të publikut, por e pyetën drejtpërdrejt kryeministrin se përse nuk lejoheshin mediat ta kryenin vetë ndëmjetësin mes debatit që bëhej në vend dhe të vërtetës që i përcillet teleshikuesve.

Këto vendime redaksionale, ndonëse në kushte normale do të konsideroheshin një e drejtë elementare e secilit televizion, përbëjnë një akt që duhet mbajtur shënim, në sfondin e përmbytjes me gënjeshtra që qeveria i bën mjedisit mediatik.

Kronikat e bajate të ERTV ishin të patransmetueshme në çdo pikpamje.

E para se ato binin ndesh edhe me vetë pohimet e disa mjekëve me personalitet që punojnë përditë në spitale dhe që dëshmojnë për një pasqyrë krejt të ndryshme.

E dyta sepse nuk ka sens që ekrani privat i kryeministrit, pra e njeriut që u ka në dorë pagën dhe vendin e punës, të bëjë sikur “interviston” vartësit e tij, të cilët nuk e kanë luksin të belbëzojnë as ndonjë vërejtje kozmetike.

E treta dhe më kryesorja se ato filmime aq ordinere, sa nuk vinin as era ramizëm, por dukeshin më shumë sikur qenë gatuar në kuzhinën bajate të bashkisë, ishin demostrimi brutal i një mendësie: Asaj të kryeministrit tonë për të qenë edhe lojtar edhe arbitër.
Edhe pushtet ekzekutiv edhe pushtet i katërt. Kur reporterja e Euroneës e pyeti direkt shefin e qeverisë se përse nuk lejoheshin mediat ta prekinin vetë nga afër gjendjen (shiko kronikën lart) ai u përgjigj se ato materiale ishin përgatitur si përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës se spitalet tona nuk kishin më kapacitete.

Pra në mendësinë e Ramës, kur dikush ngre një problem apo e akuzon për diçka, të vërtetën nuk duhet ta vendosë një entitet i panashëm, një gjykatës i pavarur, por ai vetë që në këtë debat publik është thjeshtë një palë.

Këtë mani të rilindjes për të imponuar se mes të “vërtetave alternative” vetëm ajo që thotë qeveria ka vlerë, e kanë fshikulluar prej kohësh edhe të gjitha organizatat prestigjoze të lirisë së shtypit dhe të mediave.

Pikërisht për këtë, akti demostrativ, jo vetëm për të mos i publikuar këto kronika propagandistike, por edhe për të mbajtur qëndrim të hapur kundër tyre, është një hap i ndrojtur përpara. Si i tillë ai duhet përshëndetur sipas mendësisë së vjetër “më mirë vonë se kurrë”.

Por, thënë këtë ai hap edhe një parantezë.

Fillimisht, vetë këto televizione, pasi kanë mbajtur këtë qëndrim nuk e kanë më luksin të bëjnë hapa pas. Dhe pastaj, as konkurentët e tyre në treg, nuk mund të sillen ndryshe sepse në të kundëer do të mernnin mbi vete etiketën e autoparlantit të propagandës.

Çdo rikthim në praktikën e turpshme të publikimit me kaseta të gënjeshtrave të qeverisë, jo vetëm do ta zhvlerësonte atë që bënë këto ditë A2 CNN dhe Euroneës, por ai do dëshmonte se censurimi i pamjeve idilike nga spitalet Covid, kishte lidhje me gjithçka tjetër, përpos parimeve gazetareske dhe merakut për informimin e ndershëm të publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.