Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Patriotizmi dyleksh per Kosoven i Taulant Balles

12/11/2020
PS kërkon gjykimin e Berishës, kërkesë Byrosë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Enver Robelli

Ndërsa gjendja me koronavirusin në Shqipëri rrezikon të dalë nga kontrolli, ndërsa ekziston rreziku që BE të mos hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, sundimtarët socialistë në Tiranë e kanë gjetur një temë: Kosovën pas arrestimeve të fundit të katër politikanëve me të kaluar në UÇK. Keqpërdoret Kosova për patriotizëm dylek’sh. Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sipas një televizioni oborrtar të PS-së, paskësh vendosur të kërkojë krijimin e një komisioni hetimor mbi “të ashtuquajturat burgje të UÇK-së në Shqipëri”.

21 vjet pas luftës një politikan socialist, për nevoja elektorale dhe beteja politike të kasabasë së Tiranës, i kthehet një çështjeje, për të cilën Shqipëria zyrtare nuk është interesuar kurrë. Tash shfrytëzohet situata e krijuar në Kosovë pas arrestimeve të fundit për të bërë poza e skena bajate kuazi-patriotike.

Taulant Balla ndoshta nuk e di, por për ekzistencën e këtyre burgjeve janë mbajtur procese gjyqësore në Prishtinë (nga drejtësia ndërkombëtare) dhe janë dënuar në vitin 2011 tre pjesëtarë të UÇK-së, me 15, 12 dhe 7 vjet burg.

Nuk ka faj Lulzim Basha për këto burgje, por shteti shqiptar që nuk është interesuar se çfarë po ndodh në territorin e tij. Betejën me Lulzim Bashën socialistët le ta zhvillojnë rreth temave të Tiranës dhe jo në kurriz të Kosovës, duke dashur të shtiren si patriotë. S’ka të bëjë kjo asgjë me patriotizëm. Vetëm me përpjekje të mjera për largim vëmendjeje nga problemet e mëdha, me të cilat po ballafaqohet Shqipëria, përfshirë, në radhë të parë, korrupsionin dhe krimin e organizuar prej disa dekadash. Dhe këtu pjesën e kafshatës e kanë marrë të gjithë, pozitë e opozitë. Tash shesin dokrra. Mbani për vete dhe lëreni Kosovën në hallet e veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.