Terroristi,viktima dhe heroina. Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

Terroristi,viktima dhe heroina. Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

131
0
Shares

Sulmi që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vjenë të Austrisë, e që tronditi botën përfshiu tre shqiptarë.

Kujtim Fejzullahi është 20-vjeçari shqiptar që u vra nga autoritetet austriake pasi shtiu në drejtim të civilëve duke lënë të vdekur katër prej tyre. Mediat austriake raportojnë që Fejzullahi ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Fejzullahi kishte qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që kishin dashur të shkojnë në Siri, por ishte penguar. Për anëtarësim në një organizatë terroriste me synim që të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste të Shtetit Islamik atje, ai ishte dënuar me 22 muaj burgim.

Por, ky nuk është shqiptari i vetëm që u përfshi në këtë sulm. Edhe një prej viktimave të këtij sulmi është nga Maqedonia e Veriut. Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeç, i cili dyshohet të jetë qëlluar për vdekje në momentin që kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe për të ndezur një cigare.

Ajo që mund të konsiderohet heroina e gjithë kësaj ngjarjeje të tmerrshme është kosovarja Doruntina Miroci.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri i Brendshëm austriak ka thënë se 4 persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur në këtë sulm terrorist, ndërsa tha se vrasësi i vetëm aktualisht dëshmohet të jetë shqiptari Kujtim Fejzullahi, me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY